HomeAktualitet

Banka paralajmëroi uljen e interesave, ish deputeti tregon pasojat se kush do fitojë më pak… shqiptarët

Banka paralajmëroi uljen e interesave, ish deputeti tregon pasojat se kush do fitojë më pak… shqiptarët

Ish deputetit i LSI-së Përparim Spahiu ka komentuar njoftimin e fundit nga Banka e Shqipërisë, e cila tha se rritja ekonomike u ngadalësua, ndaj paralajmëroi uljen e interesave.

Sipas Spahiut, “ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër”.

“Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qëndrore do ta bënte.

Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.

Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit dmth rënie të konsumit.

Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarrjes apo jo?!!! Un theme se jo.

Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,

vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,

vendi me kostot më të larta të prodhimit,

vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e d.rogës dhe trafiqeve,

vendi ku investitore te huaj shantazhohem dhe largohen me dajak,

ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër…!!!”