HomeAktualitetKronike

“Trimi” nga Borshi rreh turistët spanjoll sepse u shërbeu si “lopçar”! Dalin pamjet nga furgoni me njolla gjaku

“Trimi” nga Borshi rreh turistët spanjoll sepse u shërbeu si “lopçar”! Dalin pamjet nga furgoni me njolla gjaku

Një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar u regjistrua ditën e sotme në Borsh. Pesë turistë spanjollë u qëlluan nga pronari i një lokali në Borsh.Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi dhe kanë tentuar të largohen pa paguar. Në këtë moment ata janë qëlluar me sende të forta nga pronari i lokalit.

Ky madje i ka thyer edhe xhamat e furgonit, me të cilin tentuan të largohen. Brenda në furgon ndodheshin 5 turistët, shoferi dhe shoqëruesi nga Saranda.

Së fundmi kanë dalë edhe pamjet e furgonit, ku dallohen edhe shenjat e gjakut. Mësohet se turistët kishin ardhur në Sarandë me jaht.