HomeAktualitetKryesore

Incidenti me spanjollët rastësi: Edi Rama nxjerr videon dhe zbulon ç’po ndodh në pikat kufitare të vendit

Incidenti me spanjollët rastësi: Edi Rama nxjerr videon dhe zbulon ç’po ndodh në pikat kufitare të vendit

Ngjarja me pronarin e restorantit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, i cili terrorizoi një grup turistësh spanjollë duke u hedhur me trup mbi makinën në ecje ka shokuar mbarë vendin.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, tregon se si mirëpriten turistët që futen në Shqipëri në pikat kufitare të vendit.

Fushata e disa të rinjve quhet ‘Smile Albania’, ndërsa u shpërndajnë fletëpalosje pushuesve që futen në vend, ndërsa u flasin atyre edhe për  Shqipërinë.

“MIRËMËNGJES

dhe me buzëqeshjen e Shqipërisë në të gjitha pikat hyrëse të vendit, ju uroj një të dielë të qetë”, shktuan Rama, teksa ka publikuar edhe një video.