HomeAktualitetKryesore

Antipropaganda e ERTV-së dhe “vaji i qyqeve” nga gryka e kazanit

Antipropaganda e ERTV-së dhe “vaji i qyqeve” nga gryka e kazanit

Programacioni i televizionit më të ri në vend, ERTV, do të shkaktonte jo pak reagime negative të mbushura me urrejtie, në “agorën” e helmuar të opinionit publik, duke sulmuar shpesh herë vanitetin e Kryeministrit Rama, të cilin e kanë asociaur si një diktator të lindjes së largët, fill pasi nisi transmetimi i rubrikave të veçanta me video ekskluzive, historitë e suksesit, apo intervistave të karakterit të veçantë.

Fill pas nisjes së transmetimit nga studio televizive e këtij mediumi, ku shpesh herë për të diskutuar rreth çështjeve me interes publik, të ftuar janë zyrtarë të lartë të qeverisë, ministra apo dhe deputetë të partisë socialiste, grupi i “mërgatës së qyqeve” të kapura mbi “antenash” çatishë… nisën këngën e tyre të vajit.

Por, pas një kohe relativisht të konsiderueshme të programacionit të ERTV, një pjesë e kritikëve që e cilësuan si një mjet të ekzagjeruar të propagandës, u detyruan të pranonin, se në këtë studio është krejt e kundërta e “furçave” dhe “qokave” që na transmetohen herë pas here në median tradicionale.

Kush i ka ndjekur intervistat e transmetuara nga studio e ERTV, e sheh se si të ftuarit vihen përballë pyetjeve të vështira, që nuk i lënë atyre aspak hapësirë për të reklamuar veten, e në vend të kësaj, më tepër hapësirë për të sqaruar opinionin publik, për çështjet që anashkalohen qëllimisht apo hidhet baltë në “kazanin” mediaitk.

Në studio, u jepet zakonisht përgjigje pyetjeve të publikut, interesit të grupeve kritike ndaj qeverisjes, apo akuzave të opozitës, duke qenë kështu shumë larg përmbajtjes propagandistike, për të cilën flasin kritikët e tij.

Kryeministri Rama ka folur shpesh për cilësitë e “vetëkritikës”, që duhet të kenë partitë, politikanët dhe qeveritë. Kjo rubrikë, i ngjan pikërisht modelit më të mirë të të analizuarit dhe kritikuari publikisht, sfidat e qeverisjes së tij.