HomeAktualitetKryesore

Humbasim me afrikanët francezë ndërsa francezët bëjnë dy gafa të rënda me Shqipërinë

Humbasim me afrikanët francezë ndërsa francezët bëjnë dy gafa të rënda me Shqipërinë

Pas incidentit të pakëndshëm që u krijua në minutat para fillimit të ndeshjes, kur në vend të himnit të Shqipërisë u vendos gabimisht ai i Andorës, organizatorët francezë vendosën të kërkojnë falje, por sërish bënë një gabim të dytë.

Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë, për gabimin që ishte bërë me ngatërrimin e himnit në minutat e para.