HomeAktualitetKryesore

FOTO/ Qytetarët bëjnë gjestin e madh për Saimir Tahirin para dyerve të gjykatës

FOTO/ Qytetarët bëjnë gjestin e madh për Saimir Tahirin para dyerve të gjykatës

Gjykatën e K.rimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri.

Më konkretisht e-maili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme. Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes.

Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

“Kam kryer detyrën si ministër i Brendshëm dhe nuk kam lidhje me grupin e strukturuar k.riminal”, është shprehur ish-ministri.

Ndërkohë, jashtë gjykatës, mbështetësit kanë përqafuar ish ministrin, duke i dhënë këtij të fundit kurajo.

Më tej, Tahiri nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, duke e pritur me heshtje vendimin ndaj tij, por ka dalë i qeshur nga ambientet e gjykatës, dhe së bashku me disa gazetarë dhe avokatin e tij është ulur të konsumojë një kafe pranë ambienteve të Gjykatës.