HomeAktualitetKronike

Ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj, disa furgona policie dhe dhjetëra agjentë e shoqërojnë në paraburgim

Ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj, disa furgona policie dhe dhjetëra agjentë e shoqërojnë në paraburgim

Në masa të forta sigurie mbërrin në Rinas Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, ku u gjeten 613 kg kokainë në Maminas.

5 furgona policie dhe dhjetra agjentë ishin në Rinas mesditën e sotme, ku një avion i nisur nga Gjermani, solli në Shqipëri Arbër Çekajn.

Mësohet se Arbër Çekaj do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit në Policinë e Tiranës dhe brenda 3 ditëve do të dalë para Gjykatës së Krimeve të rënda, ku do njihet me masën e sigurisë “Arrest me burg”, që është dhënë ndaj tij në mungesë.

Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria drejt Gjermanisë, pak ditë para se të zbulohej kontenieri me banane në Maminas, ku brenda tij ishin fshehur 613 kg kokainë.

Çekaj fillimisht u mbajt nga autoritetet gjermane, por më pas gjykata vendosi ekstradimin drejt Shqipërisë.