HomeAktualitetKryesore

Edi Rama në OKB thirrje: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm! E dashur BE hiq izolimin e 2 milion shqiptarve të Kosovës!

Edi Rama në OKB thirrje: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm! E dashur BE hiq izolimin e 2 milion shqiptarve të Kosovës!

Kryeministri Rama duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara u ndal specifikisht në një kërkesë.

“Të gjitha vendet duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Rama u drejtua me fjalët:

“E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm.”

Më tej ai vazhdoi se është e rëndësishme që Kosova të jepet mundësia që të bëhet pjese e të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare ku çdo vend sovran i botës ka të drejtë të bëhet pjesë.

Rama tha se është padrejtësi që qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin me viza.

“Është e padrejtë që 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq shumë të jenë të izoluar. E dashur BE, ndaloje këtë, tha Rama.