HomeAktualitetKryesore

Raporti i plotë, ja të gjitha konstatimet e Venecias: Meta tejkaloi kompetencat, duhej marrëveshje politike për shtyrjen e zgjedhjeve

Raporti i plotë, ja të gjitha konstatimet e Venecias: Meta tejkaloi kompetencat, duhej marrëveshje politike për shtyrjen e zgjedhjeve

Zbardhet raporti paraprak i Komisionit të Venecias për shkeljet e Presidentit Ilir Meta. Gazeta e paralajmëroi një ditë më parë se “Venecia” do të sjellë një raport të ndërmjetëm për kreun e shtetit, ndërkohë që ditën e djeshme ky raport ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë. Aty jepen të gjitha konkluzionet, sa i takon veprimeve të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Gazeta ka siguruar raportin, i cili është plot 19 faqe, ndërsa jepen me detaje të gjitha konstatimet e Komisionit të Venecias lidhur me pyetjet që Kuvendi i Shqipërisë kërkonte përgjigje. Po kush janë konstatimet e “Venecias”, të cilat mazhoranca qeverisëse do t’i përdorë si “armë” kundër Metës? Kështu, në raportin paraprak Komisioni i Venecias konstanton se Presidenti Meta tejkaloi kompetencat dhe shkeli Kushtetutën, në momentin kur zhdekretoi 30 qershorin, pasi një vendim i kësaj natyre thotë “Venecia” mund të ndodhë vetëm në rastet kur palët politike kanë një marrëveshje me njëra-tjetrën që zgjedhjet të shtyhen brenda afatit të parashikuar zgjedhor. Në këtë kontekst, në raport Venecia i referohet atyre rasteve kur zgjedhjet janë shtyrë mbi bazën e një marrëveshje politike. “Analizohen‌ ‌situatat‌ ‌e‌ ‌mëparshme ‌për ‌shtyrjen‌ ‌e‌ ‌zgjedhjeve‌ ‌(1991,‌ ‌2007,‌ ‌2017);‌ ‌në ‌shtyrjet‌ ‌e‌ ‌mëparshme ‌janë ‌zbatuar‌ ‌zgjidhje‌ ‌të parashikuara‌ ‌me‌ ‌ligj‌ ‌ose konsensusi‌ ‌gjerë‌ ‌politik‌ ‌dhe‌ ‌janë ‌respektuar‌ ‌detyrimet‌ ‌ligjore‌ ‌për ‌organizimin‌ ‌e‌ zgjedhjeve‌ ‌brenda‌ ‌periudhave‌ ‌zgjedhore,‌ ‌pa‌ ‌tejkaluar‌ ‌afatet‌ ‌e‌ ‌mandateve‌ ‌të të zgjedhurve.‌ Kompetencat‌ ‌e‌ ‌Presidentit‌, sipas‌ ‌Kushtetutës ‌sa‌ ‌i‌ ‌takon‌ ‌caktimit‌ ‌të datës ‌s‌ë zgjedhjeve‌ ‌(neni‌ ‌92/gj‌ ‌dhe‌ ‌94)‌ ‌nuk‌ ‌i‌ ‌japin‌ ‌Presidentit‌ ‌të ‌drejtën ‌e‌ ‌shfuqizimit‌ ‌të aktit‌ ‌të ‌vet‌ ‌për ‌caktimin‌ ‌e‌ ‌datës ‌se‌ ‌zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Meta shkeli Kushtetutën

Interesant është fakti se në raportin paraprak Komisioni i Venecias akuzon drejtpërdrejt Presidentin Ilir Meta se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe caktimin e 13 tetorit si datë të re, kur qytetarët duhet t’iu drejtohen kutive të votimit. Në këtë kontekst, Venecia thotë se anulimi i zgjedhjeve nuk parashikohet në Kushtetutë edhe në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar kështu pretendimet e kreut të shtetit se zgjedhjet i anuloi për të shmangur gjakderdhjen. “‌Presidenti‌ ‌edhe‌ ‌në kontekstin ‌e‌ ‌një ‌qëllimi ‌të ‌ligjshëm,‌ ‌në kushtet‌ ‌kur‌ ‌as‌ ‌Kushtetuta‌ ‌dhe‌ ‌as‌ ‌Kodi Zgjedhor‌ ‌nuk‌ ‌i‌ ‌jep‌ ‌atij‌ ‌legjitimitetin‌ ‌për ‌të ‌vepruar,‌ ‌nuk‌ ‌mund‌ ‌të veprojë‌. ‌Si‌ ‌përfundim,‌ ‌edhe‌ ‌nëse‌ ‌Presidenti‌ ‌mund‌ ‌të‌ ‌ketë‌ ‌ndjekur‌ ‌një‌ ‌qëllim‌ ‌të‌ ‌ligjshëm,‌ ‌as‌ ‌Kushtetuta‌ ‌dhe‌ ‌as‌ ‌Kodi‌ ‌Zgjedhor‌ ‌nuk‌ ‌vendos‌ ‌ndonjë‌ ‌fuqi‌ ‌të‌ ‌përgjithshme‌ ‌për‌ ‌Presidentin‌ ‌që‌ ‌të‌ ‌anulojë‌ ‌zgjedhjet‌ ‌dhe‌ ‌të‌ ‌caktojë‌ ‌një‌ ‌datë‌ ‌të‌ ‌re”, thuhet në raport.

Ja kur mund të shtyhen zgjedhjet

Por Komisioni i Venecias në raportin e tij paraprak thekson se edhe në raste emergjente kompetencat e Metës janë të kufizuara. Megjithatë, edhe në këto raste Venecia thotë se vendimin për të vendosur e kanë institucionet që merren me monitorimin dhe administrimin e zgjedhjeve, sikundër është KQZ. “E drejta‌ ‌e‌ ‌Presidentit‌ ‌për ‌t‌ë shtyrë ‌ose‌ ‌anuluar ‌zgjedhjet‌ ‌është ‌e‌ ‌diskutueshme‌ ‌dhe‌ ‌nuk‌ ‌mund‌ ‌të ‌kryhet‌ ‌pa‌ ‌një ‌bazë ligjore‌ ‌specifike).‌ ‌Anulimi/shtyrja‌ ‌e‌ ‌zgjedhjeve‌ ‌janë ‌parashikuar‌ ‌si‌ ‌mundësi ‌në ‌Kushtetutë ‌neni‌ ‌170,‌ ‌masat‌ ‌e‌ ‌jashtëzakonshme,‌ ‌por‌ ‌kjo‌ ‌nuk‌ ‌mund‌ ‌të përdoret ‌nga‌ ‌Presidenti‌ ‌si‌ ‌bazë ligjore.‌ ‌Megjithatë,‌ ‌Kushtetuta‌ ‌në mënyrë ‌eksplicite,‌ ‌lidh‌ ‌mosmbajtjen‌ ‌e‌ ‌zgjedhjeve‌ ‌vetëm ‌në rastet‌ ‌e‌ ‌gjendjes ‌së jashtëzakonshme ‌dhe‌ ‌në çdo ‌rast‌ ‌vendimi‌ ‌merret‌ ‌nga‌ ‌organet‌ ‌që ‌kanë ‌kompetencën ‌ligjore‌ ‌taksative‌ ‌për ‌shtyrjen‌ ‌e‌ ‌zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Shkarkimin e Metës e ka në dorë Kuvendi

Komisioni i Venecias teksa bën një analizë shteruese dhe objektive, sa i takon veprimeve të ndjekura nga Presidenti Meta, akuzon këtë të fundit se ka tejkaluar kompetencat me zhdekretimin e 30 qershorit. Sipas “Venecias”, Meta me anulimin e zgjedhjeve iu mohoi qytetarëve të drejtën për të zgjedhur dhe zgjidhur. Megjithatë, edhe pse për Komisionin e Venecias kreu i shtetit ka konsumuar shkelje kushtetuese, të drejtën për ta shkarkuar atë nga detyra e ka Komisioni Hetimor, Kuvendi dhe në fund topi i kalon Gjykatës Kushtetuese për ta interpretuar. “Periodiciteti‌ ‌i‌ ‌zgjedhjeve‌ ‌është ‌si‌ ‌kusht‌ ‌i‌ ‌parimeve‌ ‌të‌ ‌demokracisë ‌dhe‌ ‌të drejtave‌ ‌të‌ ‌njeriut.‌ ‌Çdo ‌kufizim‌ ‌i‌ ‌kësaj ‌të‌ ‌drejte‌ ‌për ‌të‌ ‌marrë‌ ‌pjesë‌ ‌në‌ ‌zgjedhje‌ ‌në‌ ‌mënyrë ‌periodike‌ ‌duhet‌ ‌të‌ ‌parashikohet‌ ‌në‌ ‌ligj,‌ ‌të‌ ‌këtë ‌qëllim‌ ‌legjitim‌ ‌dhe‌ ‌të‌ ‌jetë‌ ‌proporcional.‌ ‌Ky‌ ‌kriter‌ ‌zbatohet‌ ‌edhe‌ ‌në‌ ‌zgjedhjet‌ ‌vendore‌. Shtyrja‌ ‌e‌ ‌datës ‌së‌ ‌zgjedhjeve,‌ ‌tejakon‌ ‌kompetencat‌ ‌e‌ ‌Presidentit.‌ ‌Është ‌kompetencë ‌vendimmarrëse ‌e‌ ‌Kuvendit,‌ ‌Komisionit‌ ‌Hetimor‌ ‌dhe‌ ‌më ‌tej‌ ‌e‌ ‌Gj. Kushtetuese‌ ‌të‌ ‌vendosë ‌rëndësinë e‌ ‌shkeljes‌ ‌të‌ ‌Kushtetutës ‌në‌ ‌kushtet‌ ‌e‌ ‌cenimit‌ ‌të‌ ‌periodicitetit‌ ‌te‌ ‌zgjedhjeve‌”, thuhet në raportin paraprak. /Rigels Seliman/ Sot