HomeAktualitetKronike

“Bëhu gati se do të…” ! Pedagogu reagon pas publikimit të bisedave me studenten

“Bëhu gati se do të…” ! Pedagogu reagon pas publikimit të bisedave me studenten

Akoma po u mbyllur mirë skandali i një pedagogu në Universitetin e Shkencave në Tiranë, i cili është vënë nën akuza nga studentët se kërkon lekë për provimet, një tjetër rast abuzimi është publikuar ditën e djeshme. Këtë herë bëhet fjalë për ngacmim seksual.

Ka qenë faqja ‘Vipat e Bllokut’, e cila ka publikuar disa foto, ku pretendon se pedagogu i Universitetit Bujqësorë të Tiranës, i kërkon seks studentes së tij.

Pedagogu në fjalë është Ilir Kaduku, i cili ka reaguar ditën e djeshme pasi bisedat janë bërë publike.

Përmes një status në profilin e tij në Facebook, ai thotë se të gjitha bisedat janë sajesa, ndërsa ka shtuar se ka marrë masa ligjore për këtë rast.