HomeAktualitetKronike

Lista e “SPAK”, Ibrahimi: Kemi 8 prokurorë gati për t’i emëruar

Lista e “SPAK”, Ibrahimi: Kemi 8 prokurorë gati për t’i emëruar

Gjatë raportimit në Kuvend Kreu i KLD Genti Ibrahimi foli për emërimet ne SPAK. Sipas tij janë 8 prokurorë gati për emërim, por kjo po vonon sepse sipas Ibrahimit duhen 15 dhe ata do ishin shumë të mbingarkuar.

Ibrahimi është përgjigjur pyetjes se Spartak Braho i cili kërkoi që SPAK të ngrihet edhe me gjysmën e prokurorëve.

Gent Ibrahimi tha se ka 8 prokurorë që mund ti emërojmë të cilët kanë kaluar vettingun nga 15 kandidatë.

“Dhe në momentin që i emërojmë SPAK fillon punën. Por, nëse i emërojmë këta 8 prokurorë në SPAK, atëherë i bie që çdo prokuror do të ketë mbingarkesa shumë të madhe.

Shumë shpejt do të kolaudojmë në krijimin e SPAK. Procesi i krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë i gjatë”.- tha ai.

Prokurorët që kaluan Vettingun:

Altin Dumani

Arben Kraja

Klodian Braho

Enkeleda Millonaj

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kaçkini

Behar Dibra