HomeBlog

Spahiu: Boll sulmuat Majlindën! Është epoka e Lulzimit të haleve dhe përmbysjes së maleve…

Spahiu: Boll sulmuat Majlindën! Është epoka e Lulzimit të haleve dhe përmbysjes së maleve…

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar fjalimin e deputetes Majlinda Halitaj, e cila ka ngjallur reagimin e të gjithëve me gafat e njëpasnjëshme që bëri dje gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Sipas Spahiut nuk duhet të qeshim Majlindën, por atë që e futi në listë.

Postimi i plotë:

Lulzimi…. i epokës provinciale të Majllindës

Mos sulmoni Majlindën, por atë që mori zarfin,

Mos e qeshni Majlindën, por atë që e futi në lista,

Mos e tallni Majlindën por shefin e saj,

Mos e veçoni Majlindën se nuk është e vetme,

Mos e ironizoni Majlindën se gjithë PD është si ajo,

Mos e përçmoni Majlindën por atë që e bëri model,

Mos e kritikoni Majlindën, s’ju katandisi ajo kështu,

Mos e baltosni Majlindën, por llumin e liderit opozitar,

Majlinda nuk lindi e vetme, por ishte Lulzimi i servilizmit, lëpirjes, rryshfetit, mediokritetit dhe militantizmit provincial që ngriti Basha për të ruajtur të pacënuar dhe rrezikuar karrigen e tij dhe protagonizmin opozitar.

Vetëm me Majlindën ai mund të Lulzonte në bulevard apo parlament sepse çdo intelektual apo elitë qytetare do e rivalizonte dhe i bënte hije profilit më të ulët të një lideri në 100 vjet që ka njohur Shqipëria.

Boll sulmuat Majlindën. Është epoka e Lulzimit të haleve dhe përmbysjes së maleve….