HomeKronike

Protestuesit e arrestuar/ Zbulohet shkaku i shtyrjes së seancës: Gjykata e Kukësit…

Protestuesit e arrestuar/ Zbulohet shkaku i shtyrjes së seancës: Gjykata e Kukësit…

Shkaku për shtyerjen e seancës për rishikimin e masës së sigurisë për protestuesit në Tunelin e Kalimashit për tarifën e Rrugës së Kombit, duket se ka qenë një gjë proceduriale.

Tashmë është vendosur që seanca të mbahet në Gjykatën e Tiranës për shkak se Gjykata e Kukësit nuk ka hapësi për zhvillimin e një seance me kaq shumë të pranishëm në sallë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të brendshme për “Panorama”. Arsyeja e shtyrjes së seancës dhe zhvillimi i saj në Tiranë do të bëhet për mungesë kapaciteti në Gjykatën e Kukësit.

Ka shkuar në 15 numri i qytetarëve të proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, për protestën që kanë bërë para Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, për lirimin e të arrestuarve në Kukës.

Ata do të procedohen për tubim të paligjshëm.

“Kanë prishur rendin dhe qetësinë publike”, thanë blutë.

Ndërkohë policia njofton se po punon për identifikimin e personave të tjerë.

Mësohet se seanca gjyqësore do të mbahet nesër në orën 09:00 paradite.