osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A do të pagëzohet teatri me emrin e “martirit”… Lulzim Basha?!

A do të pagëzohet teatri me emrin e “martirit”… Lulzim Basha?!

Nga Anri Bala 

Pasi gënjyen elektoratin dhe u diskretituan para militantëve të tyre, grupi komik PD-LSI, treguan edhe njëherë, se sa larg janë të të bërit politikë. Pasi u ranë borive dhe tambureve të të gjitha llojeve, përsëri u kthyen në vendin e tyre, aty ku nuk bie rrufeja dhe as tërmeti! U kthyen aty, për të qenë të sigurtë, se edhe ato që i gënjyen dhe i mashtruan, nuk do të guxonin t’i afroheshin apo kërcënonin, sepse nuk do i linte kundërmimi i erës së rëndë të gazrave, që lëshojnë vend e pa vend.

I veshur si mos më keq, edhe pse ha me pjata kineze që kushtojnë mijëra euro dhe me lugë floriri, me një këmishë nate, që në fakt të ngjante si uniforma e një banori të “7-të penxhereve”, e të them të drejtën, do i shkonte shumë për shtat… kanakari i padrejtësisë, vazhdon e kërcënon nëpër ekrane, se do të çlirojë vendin nga krimi dhe bandat!

Gaz-tori i PD-së, Lulzim Basha, që nuk bënë zhurmë por vetëm kundërmon nga bëmat e tij, bashkë me shoqen e tij Çizmemadhja, janë aq rëndë sa shikojnë ëndrra me deputetë e qeveritarë, që tremben e frikësohen nga prania e tyre. Por kanë të drejtë, sepse si drejtuesit e “bingo partive”, nuk u ka mbetur asgjë tjetër për tu trimëruar, pasi i kanë humbur të gjitha, përveç të “pasmeve” të tyre,  që duhet t’i mbrojnë… me çdo kusht.

Nuk u habita aspak kur nëna e paturpësisë, që bredh si “pordha nëpër brekë”, sa në një parti në tjetrën, si sëmundje kronike e lënë peshqesh nga burri i saj, Lavjerrësi, sa në një studio në tjetrën, sa në një hale në tjetrën, kur lajmëron për “kurban” dhe merr në dorë dhe jataganin e luftëtares shpëtimtare, si e pacipë dhe zullumqare që është. Mirëpo, zakonisht kurbanët, bëhen kur hidhen themelet, sepse kështu është riti dhe legjenda, sepse që do ketë kurban në role skenike, në teatrin e ri, as që diskutohet.

Nëse Çizmemadhja e ka fjalën për kurban themelesh, ai nuk do jetë qytetari por i trondituri i SHQUP-it, miku i ri i saj dhe i shpurës së saj. Ai, si trim i frikësuar që është, tashmë e ka deklaruar, ashtu si shumë herë të tjera, se Teatri do të shembet duke kaluar mbi trupin e tij dhe i riu, do të ndërtohet mbi gjakun e tij, që lusim Zotin të ndodhë, sepse do kemi një “hijemburrës” më pak.

Ky është vërtet një lajm i madh për tiransit, opozitën dhe lumin Lanë, sepse shqiptarët do kenë një “Rozafë” për të ndërtuar teatrin e ri, që Çizmemadhja e shemb me fjalë çdo natë, opozita do ketë një martirë, që do i’u jap një kauzë të vërtet dhe Lana nuk do të ketë konkurrent, për ndotje dhe erën e ndyrë!

Sepse Berishës i duhet një “Azem” i ri, si viktimë që u vetëofrua publikisht, duke deklaruar, se teatri do të prishej vetëm nëse do kalonin mbi trupin e tij.

Unë nuk e besova, se e njoh gënjeshtarin e pafre dhe qesha, duke menduar se si nuk e harroi këtë shprehje: “mbi trupin tim”, që siç duket e ngatërron me shprehjen: “mbi turpin tim”, duke e bërë veten tejet qesharak, për aq kohë sa nuk e ka mbajtur fjalën… të vetflijohet.

Nëse do ta bënte, do bënte edhe një nder tjetër, do e gëzonte shumë Berishën, që do e harronte rolin e digjitalit, e ditët e pleqërisë do i kalonte duke shikuar shfaqje, e duke derdhur lot në Teatrin “Lulzim Basha”,  bashkë me Çizmemadhen, pasi t’i kenë djegur mandatet, duke ia lehtësuar punën drejtësisë, nëse ajo nuk do të jetë e mbyllur, në ndonjë qeli “murgeshash të qepura”, për tu çvirgjëruar me shumë huj… në burg!/Ekskluzive.al