osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A po e humb Gjermania rolin e saj udhëheqës në BE?

A po e humb Gjermania rolin e saj udhëheqës në BE?

Para një viti, kancelarja gjermane Angela Merkel po përgatitej të largohej nga posti pas 16 vitesh në pushtet.

Njerëz nga e gjithë bota e vlerësuan atë si udhëheqësen më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Shumë pak e kritikuan atë për rolin që pati në parandalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ose për shtyrjen përpara të tubacionit të gazit “Nord Stream 2” nga Rusia në Gjermani, pavarësisht aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia.

Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha një fjali.

“Ne jemi zgjuar në një botë tjetër”.

Agresioni i Rusisë jo vetëm që shkatërroi të gjithë rendin e Evropës, por gjithashtu ktheu sytë e publikut te politika gjermane ndaj Rusisë.

Në prill, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ftoi Merkelin të vinte në periferi të Kievit, Bucha, ku civilët ishin masakruar nga trupat ruse, për të parë vetë rezultatet e “politikës së lëshimeve ndaj Rusisë”.

Autori më i shitur ukrainas, Andrey Kurkovm tha së fundmi për prestigjiozen “Deutsche Welle” se sheh një rritje të ndjenjës anti-gjermane në vendin e tij.

“Krejt hapur, Angela Merkel po fajësohet për zhvillimet e fundit”, tha ai.

Kritika janë shprehur edhe në Poloni dhe shtetet baltike, ku njerëzit po drejtojnë gishtin jo vetëm nga Merkel, por nga një brez i tërë politikanësh gjermanë dhe politika e tyre “ndryshimi përmes tregtisë” ndaj Rusisë.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman dhe presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, pranoi “gjykime të gabuara” që i kishin kushtuar shumë besueshmëri Gjermanisë.

Megjithatë, më i turpshëm është roli i shokut të tij socialdemokrat, Gerhard Schröder, një ish-kancelar i cili edhe sot e kësaj dite refuzon të distancohet nga miku i tij personal, Vladimir Putin.

Nuk ka ndryshim të vërtetë paradigme?
Kur shpërtheu lufta, kancelari i ri, Olaf Scholz, shpalli një “Zeitenwende” – një ndryshim paradigme, për të nënvizuar se qeveria gjermane ishte e gatshme të ndërmerrte veprime për të mbështetur Ukrainën.

Por, Scholz gjithashtu paralajmëroi për një luftë të tretë botërore dhe hezitoi të angazhohej për dërgesat e armëve dhe për një bojkot të gjerë energjie kundër Rusisë.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, madje akuzoi Scholz-in se vazhdon të bllokojë sanksionet më vendimtare të BE-së.

“Përmbajtja e Gjermanisë nuk ka dhënë rezultat as në Rusi”, tha politologu Volker Weichsel, i cili ka studiuar politikën e Evropës Lindore për dekada.

Sipas tij, Bashkimi Evropian pret një udhëheqje të fortë të Gjermanisë. Por në krizën aktuale, Qeveria gjermane ka vepruar vazhdimisht shumë vonë dhe vetëm në përgjigje të presionit të jashtëm.

Këtë të premte, ambasadori ukrainas në Gjermani, Andrij Melnyk, i tha rrjetit mediatik “RND” se ai beson se “kancelari nuk dëshiron të dorëzojë” armë në Ukrainë.

Kush e udhëheq Evropën?
Nëse jo Gjermania, kush mund të marrë drejtimin në Evropë?

Ekspertët politikë vunë në dukje këtë javë se si Zelensky e përshkroi bisedën e tij telefonike me Olaf Scholz thjesht si “mjaft produktive”.

E kundërta me bisedën e tij telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilën e përshkroi si “të konsiderueshme dhe të gjatë” me një fokus të qartë në dëshirën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE.

Por shkencëtari politik, Henning Hoff i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë thekson se ka pasur kritika edhe për politikat e Macron.

“Ka edhe një mosbesim të madh ndaj Francës”, tha ai për DW, përcjell Albanian Post.

Në përgjithësi, thotë Hoff, politika evropiane për Rusinë “nuk mund t’i lihet Gjermanisë dhe/ose Francës, por evropianët qendrorë dhe lindorë, veçanërisht vendet baltike dhe Polonia, duhet të thonë fjalën e tyre”.

Çfarë mund të bëjë Gjermania për të rifituar besimin?
Eksperti politik Weichsel ka tre sugjerime,

“Mbështetja e hyrjes së shpejtë të Ukrainës në BE, ofrimi i mbështetjes së vazhdueshme për mbrojtjen ushtarake të Ukrainës dhe përfundimi i një kthese të shpejtë dhe të suksesshme energjetike”.

Hoff argumenton se Gjermania duhet të zhvillojë një ostpolitikë të re për fqinjët e saj lindorë.

“Për 70 vjet, shoqëria gjermane besonte se mund të parandalonte luftën duke mos u kthyer më në një agresor. Ata mendonin se roli i tyre ishte të vazhdonin të kërkonin falje për veprimet e tyre të kaluara. Ideja që dikush tjetër mund të të jetë agresori dhe se Gjermania do të duhet të nxitojë t’i vihet në ndihmë një viktime – kjo ishte e paimagjinueshme për pjesë shumë të mëdha të shoqërisë gjermane. Rimendimi sapo ka filluar”./ Marrë nga Deutsche Welle, përshtatur për Albanian Post