Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie.
Vendimi është dhënë pak ditë më parë, ku Apeli ka miratuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 25 majit, pranë shkollës së fshatit Mengël, ku vogëlushi, nxënës i klasës së parë, u përplas për vdekje teksa ndodhej me nënën e tij pranë rrugës, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.

