Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi

Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Këshilli Kombëtar i PD ka përfunduar votimin për zgjedhjen e nënkryetarëve, krerët e Sekretariateve e Komisionit të Apelimit.

Pa surprizë dhe mes polemikash të shumta, Flamur Noka është rikonfirmuar Sekretar i Përgjithshëm, pasi në moment të fundit u zbulua se përballë tij kishte Saimir Korreshin. Ndërkohë, vetë Korreshi pranoi se vendimi ishte dhënë pikërisht ditën e zgjedhjeve dhe arriti të siguronte vetëm 84 vota, ndryshe nga rivali i tij që mori 184.

Në mbledhjen e së mërkurës, ai u cilësua nga Ilirjana Kuçana si “fenomen që duhet luftuar.” Anëtarja e Këshillit e pyeti drejtpërdrejt kryetarin Sali Berisha për rikandidimin e Nokës.

Gazment Bardhi gjithashtu nuk lëviz nga vendi i tij si kryetar grupi dhe as Agron Gjekmarkajduke mbetur si nënkryetarë. Emrave të tyre u bashkohen Belind Këlliçi që ka mundur Luçiano Boçin duke marrë 177 vota, Nikola Kedhi si përfaqësues i të rinjve dhe Erisa Bajaziti si përfaqësuese e diasporës.

Klevis Balliu, i cili bëri fushatë si nënkryetar, ka zëvendësuar Ervin Minarollin si Sekretar Organizativ duke fituar kundrejt Agron Lokës.