osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arbitri dha shtesë mbi shtesën, Erjon Brace sulmon Dukën e FSHF-në: Po paracaktoni garën (Video)

Arbitri dha shtesë mbi shtesën, Erjon Brace sulmon Dukën e FSHF-në: Po paracaktoni garën (Video)

Superiorja është një kampionat i komanduar sipas shijeve të drejtuesve të FSHF-së. Rasti i barazimit të sotëm midis Teutës dhe Partizanit, ku gjyqtari dha shtesë 2 minuta më shumë se shtesa që ishte programuar në fillim, tregon qartë se Teutës po i jepej një mundësi për gol dhe ashtu ndodhi, pasi pikërisht në shtesën mbi shtesë erdhi dhe goli i barazimit për durrsakët kundër Partizanit, një gol i shënuar nga portieri vendas, Shpëtim Mocka. Deputeti i PS, Erion Braçe, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Partizanit, ka bërë një status në Instagram ku ka insistuar se sistemi i FSHF po paracakton garën. Duke marrë për shembull gabimet e sotme, dhe jo vetëm në ndeshjen e Partizanit, ai mendon se nëpërmjet gjyqtarëve dëshirohet të përcaktohet gara edhe për renditjen pas Skënderbeut.

POSTIMI I BRAÇES

Arbitri i F$HF i shtoi ndeshjes Teuta-Partizani, vetëm 4 minuta. Shiheni golin e Teutës; Është minuta e 95:30! 90+4=94, jo 95:30! Tellallët e F$HF thonë se u bënë dy ndërrime në shtesë dhe justifikohet shtesa nga 30 sekonda për çdo ndërrim! (Në shtesë eeeej) Por, 30•2=60, jo 90!!

Konkluzion 1:

Arbitri i F$HF e zgjati ndeshjen deri sa Teuta të shënonte, kundër çdo rregulli të shkruar e aplikuar ndershmërisht në mënyrë të barabartë! Fakt: Arbitri i F$HF lejoi një faull të pastër në rastin e shënimit të golit të Teutës! Shiheni; Portieri i Teutës vjen dhe me duar mban poshtë, i hipën mbi kokë lojtarit të Partizanit dhe shënon. Degjoni dhe tellallet e F$HF, nëse ka gjuajtur topin pa vënë duart mbi lojtarin e Partizanit, s’ka rëndësi që bën faull, është gol! Në fakt bën faull para se të gjuajë topin, shiheni dhe njëherë!

Konkluzion 2:

Arbitri i F$HF pasi zgjati ndeshjen përtej çdo caku, përcaktoi edhe rezultatin e saj duke akorduar një gol ardhur nga një faull i pastër. Po lë mënjanë faulla skandalozë, të dhunshëm të padhënë në dëm të Teutës me një arsye, ndëshkimin veçanërisht të Shkallës me të kuqe! Keshtu po paracaktohet renditja e “garës” së F$HF, pasi kanë mbaruar punë me të parin, po fiksojnë të dytin-në Lushnje sot nuk u dha nga arbitri i F$HF një penallti e pastër, veç të tjerave, po përcaktojnë të tretin duke përjashtuar nga gara një nga një pretendentet, Partizanin të parin.

Por nuk mbaron kur fryn bilbilin arbitri; Vijon në televizionin privat të F$HF, aty ky tre të paguar hem nga F$HF, hem nga Ortaku, justifikojnë arbitrat dhe mbrojnë “garën” e rreme të F$HF! Ky është Sistemi që kontrollon sot një nga bizneset më kriminale në vend- Garën e F$HF!

Tani, Çunat e Partizanit,  ju e dini fare mirë që ndeshjet tuaja do jenë kështu, me arbitrat e F$HF kundër dhe punëtorët e F$HF duke i mbrojtur. Ju jeni mësuar të luani kështu! Ndaj nuk falet asnjë sekondë mungesë përqendrimi, neglizhimi, gabimi! E di, si gjithkush edhe ju mendoni se është lojë! Por per Partizanin nuk eshte! Është luftë e këtij llumi kundër jush! Ndaj ndeshja duhet mbyllur, me dhunë-gola pa fund siç me Lushnjën. Ndërkohë, Partizani Volej për vajza e djem sapo e bëri këtë! /Pamfleti.com