osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arena 2700 vjeçare: Kemi amfiteatrin më të madh në Ballkan!

Arena 2700 vjeçare: Kemi amfiteatrin më të madh në Ballkan!

Ndërtuar 19 shekuj më parë, për amfiteatrin e Durrësit, kishte prova edhe para zbulimit nga arkeologët. Njëra prej tyre, ishte edhe një mbishkrim i gjetur në muret e kalasë së qytetit, në lidhje me luftimet e gladiatorëve në amfiteatër.

Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966, nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit kur kanë nisur dhjetëra ekspedita kërkimore-shkencore, shqiptare dhe të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970, duke detyruar zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private, për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.

Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.

Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike, nga Roma deri në Budapest dhe Lion.

Pas viteve ’90-të një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës, pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit./ /konica