osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arta Marku do rihapë dosjen e vrasjes së Artan Santos. Do pyetet Grida Duma, bëri bisedën e fundit telefonike me të ndjerin. Pista azere dhe droga kolumbiane

Arta Marku do rihapë dosjen e vrasjes së Artan Santos. Do pyetet Grida Duma, bëri bisedën e fundit telefonike me të ndjerin. Pista azere dhe droga kolumbiane

Dosja e vrasjes së bankierit Artan Santo dhe sot e kësaj dite është e pahapur.

Madje është dhe pa autor, sepse tentativat për të zbuluar autorët e vërtetë të kësaj vrasjeje enigmë kanë dështuar.

Dështoi dhe sepse prokuroria shqiptare e Adriatik Llallës gjithnjë ka qënë në drejtim të paditur për të zbuluar dhe vlerësuar informacionet e dhëna. Nuk ka vënë gishtin në plagë për të pyetur autorët e vërtetë që dinë rreth kësaj vrasjeje të mbetur pa autor.

Ndërkohë që më 26 qershor mbushen plot 4 vjet nga vrasja e bankierit Artan Santo, emri i biznesmenit te njohur është kujtuar vetëm nga familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët e punonjësit e tij.

Shume aludime, shumë pista, shumë imazhe madje dhe të vrasësve që pas krimit bridhnin me motor lirisht në Tiranë vetëm me një skafandër në kokë e armë në brez kanë qarkulluar nëpër media.

Ende ka shumë dyshime, por asnjë autor. Një dosje që vërtitet sa në polici dhe në prokurori, por që pas hekurave nuk gjendet askush.

Asnjë autor i dyshuar i cili do të hidhte sado pak dritë mbi atë që cilësohet një ndër vrasjet më të rënda në këto këtë periudhë tranzicioni.

Dosja sikurse theksuam, pushoi më në fund në prokurori për ty mbyllur, ndërsa trupi i Santos bënte pushimin e përjetshëm në banesën e fundit. Në të cilën vajti dhunshëm në mënyrë të parakohëshme. Por ndoshta është dhe vonë për të gjetur autorët e vërtetë që e vranë, por asnjëherë vonë për të gjetur ata që kanë urdhëruar vrasjen e tij. Pasi zëra seriozë mediatikë thonë se vrasësit e Santos që kryen ekzekutimin me motor janë vrarë me kohë, janë zhdukur emrat e tyre nga qarkullimi. Ndërkohë që e lidhin vrasjen e Santos me një fakt tjetër.

Më 2014, në Tivar u kap një ngarkesë me 250 kg kokainë i një shtetasi kolumbian. Atëherë u vra Artan Santo, ndërsa në Xibrakë u zbulua një laborator droge. Droga e kapur në Tivar e kishte destinacionin për në Fier.

Bëhet fjalë për një magazinë në pronësi të një gruaje të moshuar. Personat e dyshuar dhe në këtë rast kanë humbur gjurmët, janë zhdukur nga qarkullimi. Ndoshta edhe e kanë lënë këtë jetë e janë ekzekutuar! Me shpjegimin se paratë e drogës do transferoheshin në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri e më pas do të tërhiqeshin nga një shtetas kolumbian. Ku referuar raportimit të një gazete në Mal të Zi, duket se paratë janë transferuar, por kjo nuk është e vërtetuar. Eshtë një konspiracion i vërtetë, një lëmsh që ende nuk është zgjidhur vrasja e bankierit të njohur Artan Santo tek dera e zyrës së bankës së tij. Në mes të Bllokut, në pikun e lëvizjeve në kryeqytet, një hall i madh duket se kishte zënë ata që porositën vrasjen.

Ndërkohë që janë diskutuar në atë kohë katër pista ku mund të orientoheshin hetimet e Prokurorisë.

Pista e parë lidhet me përfshirjen e bankës në pronësi të Santos në transaksionet e shitjes së rafinerisë së naftës “ARMO” te një kompani nga Azerbajxhani. Pra pista azere.

Pista e dytë lidhet me sasisë e kokainës së kapur në Malin e Zi më 2014, ku vlera e saj prej rreth 120 milionë dollarësh do të transferohej jashtë vendit nëpërmjet një banke private shqiptare.

Pista e tretë ka të bëjë me konflikte të ndryshme biznesi që Santo mund të ketë pasur në Shqipëri me ortakë apo klientë të tij. Këtu përmenden ndoshta ekzekutime kolaterali nga huamarrës pranë bankës së tij.

Pista e katërt lidhet me një skenar të jashtëm i cili synonte destabilizim të vendit, pas goditjes së sistemit financiar shqiptar, duke qenë se banka e Santos ishte një nga katër bankat më të mëdha në Shqipëri dhe që zotëronte një pjesë të mirë të tregut.

Eleminimi i këtij bankieri të shquar do të mbillte pasiguri në vend. Qoftë dhe për lidhjet e tij të fuqishme që kishte. Por gjithçka u la në heshtje për katër vite me radhë. Madje nuk u pyetën dhe ata që mendohej se kishin lidhje te afërta me të dhe që dinin të gjitha lëvizjet e tij. Bëhet fjalë për deputeten aktuale të PD Grida Duma. E cila njihej për lidhjen e saj shumë të afërt me bankierin e ndjerë Artan Santo. Ndërkohë që në celularin e tij u gjet që telefonata e fundit, komunikim telefonik me minuta të tëra, kishte qënë pikërisht me Grida Dumën. Adriatik Llalla nuk gjeti as kohën dhe as vullnetin për ta pyetur.

Ndërkohë që burime nga prokuroria bëjnë me dije se do të hapet dhe njëherë dosja e vrasjes së bankierit Artan Santo. Dhe puna e parë që do të bëhet është marrja në pyetje e Grida Dumës deputetes së PD. Por nga ana tjetër pritet të merret nën hetim dhe njeriu që privatizoi ARMO-n me para nga Azerbajxhani, Rezar Taçi. Ndoshta dhe ata që qëndronin pas tij do të pyeten.

Nga ana tjetër mundësinë e rihapjes së dosjes së Santos e paralajmëroi kohë më parë dhe drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj. I cili në tetor të vitit të kaluar tha se pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen. E një ndër to është edhe vrasja e bujshme e Santos më 26 qershor të vitit 2014.

“Ne do merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë”, u shpreh ai në atë kohë.

Ndërkohë që Arta Marku ka vendosur tu shkojë në fund gjërave, megjithëse janë aq shumë dosje të rënda të grumbulluara stok dhe të mbyllura nga Adriatik Llalla. I cili me shumë gjasa do të përfundojë vetë në burg./Pamfleti.com