osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arta Markut i lëkundet edhe karrigia në KED

Arta Markut i lëkundet edhe karrigia në KED

Karrigia e Arta Markut në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi mund të jetë juridikisht e lëkundur pas lënies së detyrës si drejtuese e organit të akuzës nga ana e ish-Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Shorti i hedhur nga Presidenti Ilir Meta e rizgjodhi Arta Markun si anëtare të KED-së nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme pak orë para se Parlamenti të votonte Olsian Çelën si Prokurorin e parë të Përgjithshëm të vendit pas reformës në drejtësi.

“Kleçka” kushtetuese që përcakton se në përfundim të mandatit dhe me kërkesë të tij, kryeprokurori rikthehet në vendin e mëparshëm të punës ose gjyqtar në një nga Gjykatat e Apelit, që i heq Arta Markut statusin e prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme.

Para se të votohej nga mazhoranca në dhjetor të 2017 si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ishte drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës.

Kjo do të thotë, se me përfundimin e detyrës si kryeprokurore, asaj i lind e drejta që të kërkojë të njëjtin vend pune, ose të emërohet gjyqtare në një nga gjykatat e Apelit të vendit.

Kjo do të thotë se as me zgjedhjen e parë dhe as me zgjedhjen e dytë, Arta Marku, të paktën sipas Kushtetutës, nuk mund të përfaqësojë Prokurorinë e Përgjithshme në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Nëse ajo do të largohet nga ky Këshill, atëherë vendi i lënë bosh do të merrej nga Bilbil Mete, si anëtar zëvendësues i KED-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, i zgjedhur nga shohrti i hedhur nga Presidenca më 5 dhjetor.

Shorti i hedhur nga Presidenti Ilir Meta për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kishte vetëm një të njohur, atë që Ardian Dvorani do të ishte sërish anëtar dhe njëkohësisht edhe kryetar i këtij Këshilli edhe për vitin e ardhshëm.

Dvorani ishte i vetmi emër i dorëzuar nga Gjykata e Lartë për pozicionin e një anëtari, që njëkohësisht ligji ia lë po kësaj gjykate edhe postin e kryetarit.

Por, interesante ishte zbulimi i goglave për dy anëtarët që dalin nga Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë kishte dorëzuar katër emra. Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari ishin emrat që u vendosën nëpër goglat e hedhura nga Presidenca.

Në fund, goglat zgjodhën Fiona Papajorgjin dhe Vitore Tushën, ndërsa anëtarja e Gjykatës Kushtetuese e kontestuar nga mazhoranca, Marsida Xhaferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese.

Ndërkohë, Arta Marku u rizgjodh në këtë pozicion me probabilitetin 1 në 11, si anëtare e Prokurorisë së Përgjithshme, ku zëvendësues goglat përcaktuan Bilbil Metën.

Nga prokuroritë e Apelit u zgjodhën Fatjona Memçaj dhe Ludovik Doda. Zgjedhja, si e Markut dhe e Memçajt është një “ngushëllim” për dy kandidatet për kryeprokurore që e humbën garën me Olsian Çelën në Parlament.

Ndërkohë, nga Gjykatat e Apelit u zgjodhën Saida Dollani dhe Miranda Ndoni, ndërsa Arjan Qafa nga gjykatat administrative.

Shorti u hodh pas serisë së akuzave mes Presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED-së, Ardian Dvorani për procedurat dhe afatet kohore të ndjekura në rastin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese./gazetasi