osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Atmosferë histerike në LSI pas “Mother Jones”: Kasem Hysenbelliu sulmon ish-këshilltarin e Ilir Metës

Atmosferë histerike në LSI pas “Mother Jones”: Kasem Hysenbelliu sulmon ish-këshilltarin e Ilir Metës

Pas shkrimit të Mother Jones në lidhje me rrugën e financimit të LSI-së për lobimin në SHBA, dhe reagimit të ashpër të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj revistës amerikane, ka reaguar edhe gazetari autor i investigimit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Dan Friedman, thotë se ka dokumente në qeverinë amerikane që vërtetojnë se paratë për LSI-në mbërritën nga një kompani of shore në Qipro, si dhe hedh poshtë akuzat e LSI-së.

 

  “Provat që ne paraqesim janë në artikull. Pra provat janë dhe nuk ka mashtrim.

 

 LSI-ja kishte kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pyetjeve tona. Shumicës së tyre ata realisht nuk iu përgjigjën. Kjo ngre pyetjen se përse po u shmangen përgjigjeve dhe dalin me akuzën ne se po sajojmë gjëra të paqena.

 

Ne nuk financohemi nga para droge dhe duket se ata po përpiqen të sajojnë.

 

 Artikulli ynë është i dokumentuar, pra ne citojmë dokumente të depozituara pranë qeverisë amerikane, ndërsa reagimi i tyre është se ne sajojmë.

 

Përse e bëjnë ata këtë?

 

Përse nuk përgjigjen me vërtetësi për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë?, thekson gazetari Dan Fridman.

Ndërkaq, Zëri i Amerikës, ka tentuar të lidhet me Vangjel Tavon, deputetin e LSI-së që ka ndërmjetësuar me avokatin grek që ka firmosur kontratën lobuese në emër të Shqipërisë.

“ Zëri Amerikës u përpoq sot të kontaktonte dhe me deputetin e LSI-së Vangjel Tavo, për t’u interesuar për lidhjet e tij me avokatin grek Iraklis Fidetzis, i cili firmosi në emër të LSI-së kontratën e lobimit mes kësaj partie dhe grupit McKeon, apo dhe për faktin që sipas Revistës Mother Jones, ai dyshohet se kishte realizuar një vizitë në Uashington në muajin prill, si pjesë e lobimit përmes shoqërisë “Dorelita Limited”.

Zoti Tavo nuk ju përgjigj telefonatave dhe as mesazheve të korrespondentit tonë në Tiranë”, theksohet në lajmin e VOA-s.

Ndërkaq temperatura rreth e brenda LSI-së duket më shumë se inkadeshente.

Duket se ka një nervozizëm të brendshëm që shfaqet hapur në rrjete sociale nga përkrahës të LSI-së që kanë pozicione të rëndësishme publike.

Ralf Gjoni, ish-këshilltari diplomatik i Ilir Metës, kur ai ishte kryetar Kuvendit dhe kandidat për deputet i LSI-së, duket se pas zgjedhjeve është shmangur nga politika dhe po mban qëndrime më të ndryshme nga ish partia e tij.

Por sulmohet egërsisht në rrjet nga njerëz të “rëndësishëm”, si për shembull Kasem Hysenbelliu, drejtori i televizionit Faxnews, i cili njerr “librin e shpisë” dhe i vërsulet Gjonit.

“O Ralf…..(e shan me nënë)Ilir Metës që të ka mbajt ty këshilltar. Unë i hoqa vota GERT Bogdanit për të ti dhënë ty e ti thua negociatat”, thotë Hysenbelliu, i nervozuar duket se si një përkrahës i LSI-së është për hapjen e negociatave sot.

LSI ka dalë sërish për të kundërshtuar shkrimin e Mother Johes, e cila thekson se do të vazhdojë serinë e investigimeve të saj për lobimet në SHBA.

Pas shkrimit të parë në lidhje me lobimin e PD-së, prokuroria e Tiranës hapi një hetim dhe çështja tashmë zyrtarisht po ndiqet dhe janë marrë në pyetje disa drejtues të lartë të selisë blu./Pamfleti.com