osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

FOTOT/ A do mund Krichbaum i “vetëm” me Lulin të pengojë Shqipërin?! Deputeti e pranon: Merkel është pro hapjes së negociatave

FOTOT/ A do mund Krichbaum i “vetëm” me Lulin të pengojë Shqipërin?! Deputeti e pranon: Merkel është pro hapjes së negociatave

Një nga emrat më të lakuar ditët e fundit brenda grupeve politike dhe mediatike, është deputeti gjerman Gunther Krichbaum, i cili ka fituar simpatinë e gjithë qarqeve antishqiptare brenda dhe jashtë vendit, i ndihmuar nga “miku” i tij Lulzim Basha dhe konellapsit anti-integrim rreth tij.

Krichbaum, një deputet i cili vjen nga radhët e CDU-së së Merkel, u bë i famshëm me parrullat: “Vendimi i Komisionit për rekomandimin e Shqipërisë është i papjekur”, e menjëherë pas kësaj nisi hedhja e fishekzjarreve nga godina e SHQUP-it, shoqëruar me britma e duartrokitje.

Arkitektët e poshtërsive, pas lobimit disa ditor kundër Shqipërisë… ndoshta edhe nga padija, menduan se e realizuan detyrën: “Nisjen e pengimit të negociatave” dhe gjetjen e një tjetër melodie, të domosdoshme për të “mbajtur frymën gjallë”… deri në qershor, para humbjes skandaloze.

Dy janë motivet që i çojnë humbësit e SHQUP-it të ndërmarrin të tilla angazhime: I gjykojnë keq shqiptarët… si të paditur… me qëllimin e mbrapsht për t’i manipuluar… se Europa nuk na pranoi prej “Tahirit” dhe jo prej baltës dhe llumit të lëshuar prej “vampirit”, ose janë aq të frikësuar nga “fundi” që po i vjen, sa janë gati të rrezikojnë gjithçka… për të qëndruar edhe disa ditë larg burgut.

E meqënese, të ardhurën në pushtet e kanë si ato ëndrrat e një nate vere, banda SHQUP mendon: Më mirë shpëtojmë lëkurën, e pastaj shohim e bëjmë me reputacionin. Por, Luli dhe shpura e tij antishqiptare harron diçka shumë të rëndësishme, se miku i tij armik i shqiptarëve është “gjerman”, në ligje dhe ide, e sa do të përpiqet për të “ndihmuar miqtë e tij shqiptarë në buzë të greminës”… përpara shtetarëve antiligj, të akuzuar për vrasje, vjedhje, shkatërrime dhe përvetësime pronash në kurriz të qytetarëve, s’do i mbetet gjë tjetër veçse… të mos pranoj kompromise.

Gunther Krichbaum, është një deputet ndër qindra të tjerë të parlamentit gjerman, i modelit “një anëtarë një votë”. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, varet nga Krichbaum, aq sa varet integrimi nga vota e Genc Pollos, si kryetar i Komisionit të Integrimit, në parlamentin shqiptar.

Një një deklaratë të bërë nga vet Krichbaum gjatë takimit me Ramën deputeti shkraun:

“Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë. Me këtë rast, personalisht i thashë atij, se unë mendoj, se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE, është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme, ende nuk janë të mjaftueshme.”

Deputeti gjerman e përforcon gjykimin e tij personal, pasi ka komunikuar me një mik të gazetës Tellalli, i cili na sjell të detajuar pjesën e bisedës mes tyre, ja çfarë shkruan ai:

E gjej me interes të ndaj me ju një komunikim të shkurtër me Gunther Krichbaum

Unë e pyes deputetin: Ju ndani të njëjtin mendim me Angela Merkel dhe CDU…?
Ai më përgjigjet: Ne në Parti, nuk mendojmë njësoj…!
Unë pasi deputeti më sqaroi, se ai nuk ishte mendimi i partisë, por i tij personal, i shkruaj:
Atëherë, ju jeni motivi që qeveria e Edi Ramës të punoj për plotësimin e detyrave… Faleminderit z. Krichbaum!