Avokati: GJK e ka mbyllur debatin e sharlatanëve… Veliaj është kryetari legjitim i Tiranës! Nuk ka asnjë pengesë për drejtimin e Bashkisë nuk do i delegoi askujt kompetenca

Avokati: GJK e ka mbyllur debatin e sharlatanëve… Veliaj është kryetari legjitim i Tiranës! Nuk ka asnjë pengesë për drejtimin e Bashkisë nuk do i delegoi askujt kompetenca

Pas revokimit të kompetencave që Erion Veliaj bëri ndaj nënkryetares së dorëhequr, Anuela Ristani, avokati mbrojtës i kryebashkiakut, Plarent Ndreca ka sqaruar se ky veprim nuk krijon asnjë vakancë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, kompetencat për të drejtuar bashkisë i janë rikthyer Erion Veliajt, i cili vijon të jetë ligjërisht kryetar i Tiranës.

“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj është Kryetari legjitim i Tiranës dhe ka kërkuar që, në vlerësimin e masës së sigurimit, të merret në konsideratë edhe mandati i tij si Kryetar. Z. Veliaj do të ushtrojë çdo kompetencë që ligji i njeh dhe do të kërkojë që t’i krijohen kushtet praktike për komunikimin me administratën dhe drejtimin e qytetit. Nëse shteti e njeh Erion Veliajn si Kryetar, duhet t’i mundësojë edhe ushtrimin efektiv të mandatit”, u shpreh avokati Ndreca.

Avokati i Veliajt ishte sot në institucion për të identifikuar vendimet më urgjente dhe për të diskutuar mënyrën se si mund të procedohen dokumentet që kërkojnë firmën e kryetarit.

“Kryetari ka shqetësime reale për mënyrën se si është administruar qyteti gjatë mungesës së tij të detyruar. Tirana sot është më e pistë, ka më pak ujë dhe më pak shërbime, që nga largimi i tij nga detyra nuk është hapur asnjë shkollë apo çerdhe e re, ndërsa realizimi i investimeve është në një gjendje jashtëzakonisht shqetësuese. Pra, problemi nuk është vetëm se ushtrimi i kompetencave të deleguara është shkëputur gradualisht nga autoriteti i Kryetarit, problemi është se ndërkohë edhe administrimi i qytetit është përkeqësuar ndjeshëm”, tha Ndreca.

Sipas tij, qëndrimi i qeverisë nënkupton njohjen e autoritetit të kryetarit të zgjedhur.

“Qeveria deklaroi publikisht, Kryetar i Bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj dhe këto vendimmarrje i përkasin atij. Nuk kam asnjë arsye ta interpretoj ushtrimin e një kompetence ligjore të Kryetarit si sfidë ndaj Kryeministrit. Përkundrazi, më duket pozitiv fakti që sot ekziston një qëndrim institucional i qartë i Qeverisë shqiptare se kush është Kryetari dhe kujt i përkasin kompetencat e këtij funksioni. Sa u përket komunikimeve personale ndërmjet z. Veliaj dhe Kryeministrit, nuk ka asnjë komunikim të tillë”, u shpreh avokati.