osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Beleri”, një shpërblim i madh për Foltoren dhe një kockë për Ramën nga SPAK

“Beleri”, një shpërblim i madh për Foltoren dhe një kockë për Ramën nga SPAK

Nga Anri Bala

SPAK më në fund ka dhënë një “provë” për shqiptarët që të ndalin së akuzuari se e kanë harruar ish krimin e politikës së djathtë.

Ata nuk mund t’i pranojnë akuzat masive, që gjoja po krijojnë çdo ditë banda imagjinare të majta, me biseda mes miqsh dhe shokësh gjoja të përgjuara, bileta avioni apo hoteli si shoqëri të vjetra mes njerëzve të biznesit kur ishin pa pushtet, të përkthyera si bashkëpunim, korrupsion, përfitim.

Por sa është e vërtetë këtë do ta tregojë koha, pas largimit të drejtësisë së sakatosur që kemi, që duke dashur t’i vinim vetulla… i nxorrëm sytë.

Lufta e paprecedentë me krahun politik në pushtet, sipas gojëve të liga, vlen vetëm për të majtën, sepse për vlerat e transformuara në suita, vila, saraje e toka të “ishëve”, heshtje varri dhe frikë, që e menderosin edhe më shumë imazhin e drejtësisë, që shqiptarët prisnin prej kohësh.

Si sharlatanë të formuar e mësuar nga profesor të shkollës së Plepave, ata nuk i kanë lënë asgjë mangut luftës për hakmarrje, ndaj atyre që iniciuan dhe miratuan reformën në drejtësi.

Ditët që humbën pa gjumë dhe pa para dhe në emër të shokëve tashmë qafëthyer nga goditjet e vetingut, që shpejt a vonë do i dali tymi, sot po shperblehen.

Për të rregulluar sado pak imazhin e dhjerë të fytyrës së tyre me ngjyrën e pafajsisë, më në fund u erdhi “zari” në dorë dhe mundësia e artë për të vrarë me një gur dy zogj, duke përdorur arrestimin e një kandidati për kryetar bashkie te grupimi Meta-Berisha, si provë të paanshmërisë së tyre.

Ky rast i’u dha një mundësi shumë dimensionale: E para si kockë për Ramën dhe shqiptarët e irrituar me drejtësinë e munguar dhe e dyta i’u dërgua mesazh Berishës dhe Metës, se misioni që ata nisën, duke kandiduar një kandidat të damkosur nga minoriteti, po finalizohej me sukses, me krijimin e një konflikti verbal ndërshtetëror shqiptaro-grek.

Përfundimi është se të gjithë palët janë të kënaqura, perveç “belerit” Fredi, Dionis a si dreqin quhet, që nuk është beu i duhur, që po kënaqet me burgturizmin e tij duke parë përkrahjen që i japin për ta lehtësuar sadopak tashmë, jo si i “zi”, anëtar i MAVI, por si Vip, kryetari i zgjedhur me vota të vjedhura, që edhe nëse nuk do të bëhet kurrë nëse shpallet fajtor, sepse ligji i dekriminalizimit i’a ndalon edhe kandidimin, përsëri u bë molla e sherrit midis dy shteteve.

Intriga e përdorur nga SPAK, po funksionon dhe po i kënaq palët, vetëm se pala kryesore populli, jo vetëm që nuk e përtyp këtë ushqim, por është aq i egërsuar sa nuk ka kohë më të gënjehet, as nga qeveria “dashnore” e pështirë e kësaj “mender” drejtësie dhe as nga kollovarët e pallatit të drejtësisë, që u duket shtëpia e popullit si streha e tyre, deri kur i zoti t’i nxjerri për leckash, për ti hedhur në rrugën si shokët e malavitës./Ekskluzive.al