osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës zbardh porositë e Metës, për klerikët në Elbasan

Bilushi i Metës zbardh porositë e Metës, për klerikët në Elbasan

Pas vizitës së Metës në Elbasan, ku u takua me gjithë klerikët e qytetit, Bilushi i Metës, që shërben si këshilltar i tij, zbërtheu për shtypin mesazhet e Metës gjatë bisedës me klerikët:

“Së pari Meta ju drejtua myftiut të qytetit.

-Nga ana jote dua që në tre hoxhë, njëri të jetë i LSi, i tha.

Kjo është ndarje e drejtë e pushtetit .

Mos kujto se Luli dhe Rama kanë më shumë se mua vota.

Çdo xhami duhet të ndahet në mënyrë të barabartë mes të treve.

Në çdo tre hoxhë, njëri duhet të jetë i LSI.

-Dakord, i tha myftiu, po si do veprojmë, do t’i shkollosh ti e do mi sjellësh, apo të t’i gjej unë dhe t’i përzgjedhësh ti?

-Jo, jo, do ti caktoj unë, i tha Meta. Se ti më fut agjentë të Taulant Ballës.

-Dakord, i tha myftiu. Por është mirë të lexojnë ndonjë libër fetar.

-Për atë mos ki merak. Vetëm se tek ai vendi ku do hedhin lekët, vër fotografinë time, jo të Muhamedit, se ndryshe nuk motivohet njeri për të hedhur para.

Pastaj u kthye nga prifti ortodoks.

-Sa kisha kemi në Qarkun e Elbasanit?

-Kemi plot, i tha dhespoti. Por jemi keq me priftërinj.

Një prift mban 4 deri 7 kisha.

S’ka as besimtarë, as priftërinj.

-Atëhere gjithë vendet bosh do mi sjellësh mua.

Do t’i sjell nga LSI priftërinjtë. I paguajmë vetë.

-Puna është se duhet të dinë të mbajnë ndonjë meshë, i tha dhespoti.

-Nuk ka rëndësi. Ata do të predikojnë besnikërinë ndaj LSI-së, i tha Meta.

Kush do LSI-së, do atdheun. Kush do atdheun, më do dhe mua. Kush më do mua, do dhe Zotin.

-Epo mirë, i tha dhespoti. Po të dërgoj numrin e kishave dhe më dërgo emrat e priftërinjëve, që ta dimë kush do paguhet.

– Jo, tha Meta. Ne paguajmë besimtarët, jo priftërinjtë.

Të gjithë ata që do vijnë në kishë, do paguhen, që ta dinë për kë do votojnë më 25 prill.

-Ata që besojnë në Zot nuk kanë nevojë të paguhen, tha dhespoti.

Por meqë këta besimtarët e tu nuk luten, po nuk u paguan, dakord jam.

Pastaj i erdhi radha kardinalit katolik.

-Sa kisha ke ti, i tha Meta?

-Unë 4 copë kam në këtë Qark, i tha ai.

-Ok, njërën e dua unë. Do të dërgoj Fahriun prift, se është konvertuar në katolik dhe është elbasanlli.

-S’ka problem, i tha kardinali. Boll të mos jetë bërë synet.

-Për këtë do pyes, tha Meta. Por dhe po është bërë, ndërhyn prapë ai, e kthen siç e kishte.

Në fund i erdhi radha babait të bektashinjve.

-Ty të kam timin, i tha Meta. Tek bektashinjtë dua dy të tretat e teqeve, se vij nga baba Abaz Aliu.

-Merr sa teqe të duash, i tha babai, se këtu s’kemi shumë besimtarë.

Cakto dhe sa baba të duash. Shërbimet tona janë kryesisht yshtje për gratë që nuk lindin dhe pasi vijnë në teqe, ato ngelen shtatzënë.

Kemi dhe shërbime të tjera si bamirësi, ushqim falas, fjetje etj.

-Këto janë fiks shërbimet e LSI-së.

Ty do të caktoj Monikën kujdestare, se ajo është si babai i LSI, pavarësisht se është grua.

Dhe fall di të hedhë, dhe të yshtë di.

Vetëm kujdes që besimtarët të binden që më 25 prill votojnë LSI.

-Do mundohemi, tha babai. Vetëm këtë yshtjen kam merak, për gratë që duan të mbeten shtatzënë, se nuk është punë grash”.