osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Blinda dhe snajpera: FNSH e RENEA rrethojnë Niklën në Krujë, bastisje dhe arrestime të “fortësh”!

Blinda dhe snajpera: FNSH e RENEA rrethojnë Niklën në Krujë, bastisje dhe arrestime të “fortësh”!

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm forcat speciale, FNSH, RENEA, shoqëruar nga mjete të blinduara,  kanë rrethuar fshatin Nikël të Krujës duke kryer kontrolle të befasishme në banesat e një grupi personash të cilët janë njohur si grupi i Niklës.

Mësohet se mes banesave të rrethuara dhe kontrolluara janë ato të fisit të njohur në këtë zonë Haka. Vilat e Flamur Hakës i njohur me nofkën Tuku, Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangut etj. Janë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe janë vendosur snajpera për të parandaluar ndonjë rezistencë me armë nga personat që po kontrollohen.

Aksioni është në vazhdim e sipër, nuk dihet ende nëse kanë sekuestruar armë, mjete të blinduara dhe sa persona. Nga informacioni paraprak, siguruar nga REPORT TV deri tani kanë shoqëruar në mjet të blinduar Tukun, që njihet si më kryesori i Niklës. Nuk dihet ende cili është motivi i aksionit saktësisht. Por zona e Niklës njihet si një ndër zonat më të nxehta në Shqipëri ku kanë ndodhur një numër i madh ngjarjesh në të kaluarën, dhe grupi i Niklës është nga më të njohurit në vend./Shqiptarja.com