osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bllokohen komisionet: PD nuk lëshon pe mbi numrin e deputetëve dhe fundos LSI! Partia e Kryemadhit jashtë Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve

Bllokohen komisionet: PD nuk lëshon pe mbi numrin e deputetëve dhe fundos LSI! Partia e Kryemadhit jashtë Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve

Mosmarrëveshjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, po mbajnë peng miratimin e Komisioneve Parlamentare. Sot shënohen 10 ditë nga çelja e sesionit të ri parlamentar, por akoma nuk është miratuar ndarja e komisioneve.

Shkak për këtë është bërë PD, e cila nuk e ka cilësuar LSI si pjesë të opozitës dhe ka zënë vendet në komisione duke propozuar vetëm deputetët e saj. Ndërkohë LSI ka vijuar normalisht me propozimin e 3 deputetëve si pjesë të Komisioneve Parlamentare, por duket se PD nuk ka ndërmend të lëshojë pe. Ishte nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ai i cili konfirmoi ngërçin PD-LSI.

Vasili i pyetur në lidhje me krisjen PD-LSI u shpreh se është një bisedë pa vlerë pasi të gjithë anëtarët e LSI kanë vendet e tyre nëpër komisione dhe nuk mund ta pengojë asnjë parti, duke ia bërë të qartë PD se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai deklaroi se ka aplikuar për anëtar të Komisionit të Çështjeve Sociale, deputetja Erisa Xhixho si anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore ndërkohë që kreu i LSI, Monika Kryemadhi nuk ka zgjedhur ende.

“Ky është një muhabet fiktiv dhe pa asnjë vlerë. Të gjithë anëtarët e LSI, kanë vendin e tyre në Komisionet Parlamentare dhe këtë nuk e pengon asnjë parti. Është një e drejtë që buron nga rregullorja. Në bazë të kësaj kemi aplikuar dhe çdo gjë është në rregull. Anëtarësia e Komisioneve është një çështje fiktive. Unë jam anëtar i Komisionit të Çështjeve Sociale, Erisa Xhixho është anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore, unë jam zëvendësues në këto çështje, ndërkohë që Kryemadhi do të bëjë zgjedhjen e vet”, deklaroi nënkryetari i LSI. Nga ana tjetër LSI duke qenë se s’ka grup parlamentar nuk do jetë pjesë e organeve drejtuese, përfshirë sekretariatet, Byronë e Kuvendit dhe Konferencën e Kryetarëve.

LSI sulmon reformën në drejtësi

Nga ana tjetër nuk kanë munguar as sulmet ndaj reformës në drejtësi. Vasili u shpreh se sot drejtësia është e kapur nga shteti pasi nëse do të kishte drejtësi autorët e masakrës së 25 prillit do të ishin të vendosur para ligjit. Ai tha se e gjithë jeta në Shqipëri është zaptuar nga antiligji teksa deklaroi se pastrimi i parave dhe ekonomia e rrënuar tregojnë se qeveria ka një program mizerabël. “Sot kemi drejtësi të kapur.

Nuk ka drejtësi, se nëse do kishte, autorët e masakrës së 25 prillit do ishin sot para drejtësisë. Zgjedhjet e 25 prillit ishin të manipuluara dhe të shëmtuara. Kishte shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve. Më 25 prill kishim masakër elektorale. Mandati i tretë i Ramës është vazhdimësi e asaj që ai ka bërë më herët në mazhorancë. Edhe ekonomia është në gjendje të rëndë, teksa Shqipëria është në lavatriçe të parave të pastra, si dhe kemi ekonomi kriminale, teksa trafikantët kanë rrënuar shtresën e mesme dhe kanë bërë që të ikin nga vendi mijëra të rinj, pikërisht për këto shkaqe. Kjo qeveri ka program mizerabël. Jeta është zaptuar nga anti ligji”, deklaroi Vasili.