osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Berisha duhet të përgjigjet! Ku e çoi thesarin e arit, Halit Bajrami i bandës së Xhevdet Mustafës, njeriu i Ramiz Alisë dhe miku i ngushtë i Berishës?!

Berisha duhet të përgjigjet! Ku e çoi thesarin e arit, Halit Bajrami i bandës së Xhevdet Mustafës, njeriu i Ramiz Alisë dhe miku i ngushtë i Berishës?!

Shaban Kryeziu ishte arratisur drejt Zelandës së Re. Qe hedhur në Stamboll, kur studentët shqiptarë shkonin në Bashkimin Sovjetik. Një shqiptar, i cili kishte shkuar në Zelandën e Re, ka kontaktuar me Kryeziun dhe disa herë ka refuzuar kërkesën për t’u takuar me Halit Bajramin. Halit Bajrami kishte qenë pjesa e bandës së Xhevdet Mustafës, të ardhur në Shqipëri për të vrarë Enver Hoxhën.

Nga gjyqi farsë i Halit Bajramit, të cilin e mbanin me bërxolla te 15 katëshi, Bajrami dilte se ishte informator i Sigurimit të Shtetit. Ai e pranon vetë se kishte njoftuar Sigurimin për ardhjen e bandës, madje atë e dënuan gjoja me 15 vjet burg, por punoi te Parku i Automjeteve të Ministrisë së Brendshme dhe pastaj shkoi sërish në Zelandën e Re. Një ditë, Kryeziu e ka marrë “të arratisurin” shqiptar dhe pa i thënë, e ka çuar në periferi te një shtëpi një katëshe, por nga prapa ishte me 3 kate.

Ishte shtëpia e Halit Bajramit. Shqiptari është treguar diplomat dhe ia ka dhënë dorën, edhe pse nuk donte ta takonte, madje i ka thënë se “ke qenë i Sigurimit të Shtetit”, por Bajrami nuk e ka pranuar, duke thënë se “unë i kam ndihmuar shumë”. Pastaj e ka futur te studjo e tij, ku kishte veç libra të Enver Hoxhës. “Ç’janë gjithë këto libra të diktatorit? E shikon se je i Sigurimit?” Por Bajrami i ka thënë: “M’i ka dhuruar Ramiz Alia”.

Shqiptari i ka thënë se po të mos ishte sigurims dhe enverist, ai do ti kishte hedhur në plehra këto libra. Pastaj çfarë lidhje kishte Ramiz Alia me Halit Bajramin? Ish-sigurimsi është hapur: “Unë kam qenë pjesë e nxjerrjes së thesarit të arit shqiptar. Por unë kam mbetur i zhgënjyer se nuk e di kush e mori floririn dhe jam duke hapur një dosje për arin”. Pra Halit Bajrami, ka nxjerrë arin shqiptar për llogari të Ramiz Alisë. Në Zelandën e Re shkon edhe Oficeri i Sigurimit Shkëlzen Bajraktari.

Ndërkohë, të gjithë e dinë se në fundin e diktaturës Mehdi Bushati ka shkuar për vizitë në Australi dhe në Zelandën e Re. A të ketë shkuar atje ari shqiptar? Befas, Halit Bajrami ka thënë: “Unë kam dhurata jo vetëm nga Ramiz Alia por edhe nga Sali Berisha”. Dhe ai i ka treguar disa letra me firmën e Sali Berishës për sigurimsin Halit Bajrami. Halit Bajrami ishte martuar me një italiane. Dosjen e arit, mbase e ka ajo. Nuk e ka treguar.Nga e dinte Berisha adresën e Halit Bajramit?

Si ia ka dërguar letrat dhe çfarë i lidhte? A ishte ndërmjetës Shkëlzen Bajraktari?! Sipas Halit Bajramit, Sigurimi Shqiptar kur ishte në burg, (në fakt ai gënjen), gjatë hetimeve donin ta helmonin dhe Sali Berisha i kishte shpëtuar jetën duke ia ndërruar gjithë gjakun. Po ç’punë kishte Sali Berisha te gjyqi i bandës së Xhevdet Mustafës? Berisha ishte kardiolog dhe jo toksikolog. Vallë, a ishte doktori spiun që përdorej nga Sigurimi i Shtetit? Si u lidh Halit Bajrami me Sali Berishën?! A ishte ari apo lidhjet e vjetra? Çfarë dinte Halit Bajrami për Berishën?! A ishin takuar në Francë, kur Berisha shkonte pas Hysni Kapos dhe Simon Stefanit?!

Berisha duhet të përgjigjet. Çfarë dhuratash i ka bërë Halit Bajramit, spiunit të Sigurimit por edhe të UDB, se të gjithë e dinë se banda e Xhevdet Mustafës u organizua nga UDB. Madje Xhevdet Mustafa kishte një pasaportë serbe kur u vra në Rrogozhinë. Enver Shehu, ish-trajneri legjendar i “17 Nëntorit” kujtonte: “Ai u trajtua si anëtar byroje dhe e mbanin te Hotel “Tirana. Ai nuk bëri fare burg”. Pse donin ta helmonin dhe nëse Sigurimi i Shtetit donte ta helmonte, kush ishte më i fortë se Sigurimi, që të ndalonte helmimin?
Halit Bajrami, e pranon vetë gjatë gjyqit të tij se ishte i Sigurimit. Ai është takuar me Xhevdet Mustafën në dasmën e Leka Zogut. Gjatë një bisede, sipas deponimit të Bajramit në gjyqin farsë, Xhevdeti i paska thënë se kishte ndër mend të vriste Enver Hoxhën, dhe Haliti i paska thënë se po ta kishte këtë plan, ti thoshte se do shkonte dhe ai me të. Ky ishte shpjegimi i Bajramit. Banda e Xhevdet Mustafës është organizuar nga UDB-ja, por u përdor Italia si vendi nga do të hyhej në Shqipëri dhe kjo e nevrikosi Enverin me Italinë.
Xhevdetit i ishte thënë se do e priste Kadri Azbiu dhe do hynte në Tiranë ku do kryente atentatin ndaj Hoxhës. Bajrami e pranon vetë se gjatë rrugës është shkëputur nga grupi dhe ka njoftuar dhe shokët në Ambasadën Shqiptare në Paris.

A mos ishte vallë Ambasada e Parisit pika ndërlidhëse edhe me Berishën, doktorin e Hysni Kapos dhe Simon Stefanit?! Le të supozojmë se Halitin, realisht e helmuan. Kujt i interesonte vdekja e tij? Ai i del dëshmitar në gjyq Kadri Azbiut, duke thënë se e kishte takuar dhe se banda do takonte atë. Pra Halit Bajrami u përdor nga klani pro- Hoxhës kundër Kadri Azbiut. Ndaj Sigurimi nuk kishte arsye pse ta helmonte. A dinte diçka më shumë spiuni i vjetër Bajrami? Si mund të hynte Berisha te burgu apo qelitë e hetimeve? Pra a paska qenë edhe doktor birucash Saliu? Nëse Saliu është pjesë e atij grupi ku ishte edhe Bajrami, duhet të japë llogari për vendin se ku ka shkuar thesari i arit të shtetit shqiptar.

Shkëlzen Bajraktari, hetues i njohur i kohës, tropojan, një ditë të bukur përfundoi në Zelandën e Re. Duhet ta ketë ftuar Halit Bajrami. Pra, Bajrami ka vazhduar lidhjet me Sigurimin dhe Shkëlzeni ka përfituar nga kjo për t’u shpëngulur atje. Bajraktari përshkruhet si nga hetuesit liberal të kohës edhe pse, e akuzojnë për ushtrim dhune gjatë hetimeve.

Bajraktari ka përfunduar në Kanada, dhe duhet të jetë edhe nënshtetas kanadez, por mbetet enigmë lidhja e tij me Bajramin. Iku nga Shqipëria kur erdhi në pushtet Berisha. Pra, nuk i besonte Saliut, apo ikja e tij ka alibi tjetër?!

Kush ishte Halit Bajrami

Njëri nga ish-partizanët e Pezës dhe më vonë i Brigadës së Tretë, Halit Bajrami, i biri i Rizait dhe Ismetes, i lindur në vitin 1925, shërbeu pas çlirimit për disa vite me radhë në detyrën e kreut të Sigurimit të Divizionit të Korçës. Në vitin 1950 është arratisur jashtë Shqipërisë. Për disa muaj ka qëndruar në kampin e emigrantëve në Greqi dhe më vonë, me kërkesën e tij ka fituar një azil politik në Zelandën e Re ku qëndroi deri në fillimin e viteve ‘80. Pikërisht në vjeshtën e vitit ‘82 bashkohet me një grup që do të zbarkonte në Shqipëri me mision të zbulimit. Ka qenë shtatori i atij viti ku banda e Xhevdet Mustafës, në të cilën bënte pjesë edhe ai, do të binte në pritën e organeve të Sigurimit dhe do të asgjësohej. Halit Bajrami mundi të mbijetojë për të dhënë llogari para drejtësisë. Menjëherë pas gjykimit të Kadri Hazbiut është riatdhesuar në Zelandë, ku kishte familjen e tij./Robert Papa