osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Britma dhe lot! Vajza shtatzënë dhe vëllai në gjyq për mina me telekomandë Babai: Ç’më bëre o bir?!

Britma dhe lot! Vajza shtatzënë dhe vëllai në gjyq për mina me telekomandë Babai: Ç’më bëre o bir?!

Gjykata e Lezhës nxorri nga paraburgimi 21-vjeçaren shtatzënë të arrestuar me mina me telekomandë, duke vendosur ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Vëllai i saj, Armand Lukani 27 vjeç, do të qëndrojë në masë arresti me burg. Të dy u kapëm tre ditë më parë në qytetin e Lezhës me tre mina me shpërthim të telekomanduar dhe lëndë narkotike.

Në kërkim është bashkëshorti i Almedës, Esmerald Elezi, nga Vlora. Almeda Elezi jeton në Himarë në lagjen Spile, dhe deri në përfundim të hetimve nuk duhet të dalë nga shtëpia. Për shkak të shtatzënisë, në raste të nevojave urgjente mjekësore për tu paraqitur në spital, 21-vjeçarja duhet të njoftojë policinë gjyqësore pranë komisariatit të Lezhës. Në Vlorë ajo kishte marrë për punë edhe vëllain e saj nga Lezha.

Paraqitja ne gjykate, momentet e veshtira per familjen Lukani

Motër e vëlla, të arrestuar si pjesë e një grupi që prodhonin mina me telekomandë, u paraqitën në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë. Një situatë e rënduar për ta dhe babain e tyre, Ilmi Lukani, që teksa qëndronte para gjykatës, fëmijët e tij zbritën nga furgoni i policisë të shoqëruar nga efektivët për të hyrë në seancë gjyqësore. Vajza e tij, e martuar, dhe e cila është shtatzënë, hyri duke qarë në ambientet e gjykatës. Pas saj u shoqërua edhe vëllai, ndërsa i përlotur shumë pranë tyre qëndronte babai, i cili nuk mund të bënte asgjë për fëmijët e tij. Dëgjohet vetëm të thotë: Çfarë më bëre o bir?!

Vajza shtatzënë, Amelda Elezi 21 vjeçe hyri duke qarë në ambientet e gjykatës. Një situatë të cilën nuk mund ta përballojë, veçanërisht në gjendjen e saj ku shtatzënia ndikon emocionalisht gratë dhe i bën më të prekura.

Në një prononcim për Report Tv, babai i tyre, thotë se nuk kanë lidhje me ngjarjen kriminale. Djali i tij Armand Lukani 23 vjeç, punon në bujqësi – thotë Ilmiu – dhe kurrë më parë nuk është ndaluar nga policia.

“Djali ka qenë në punë, e dija që ishte në punë. Më lajmëruan erdhi policia bëri kontroll, më lajmëruan që është kapur me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Djali nuk ka prodhuar kurrë mina, punonte bujqësi, pastrim, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Djali im nuk është ndaluar kurrë më parë. Nuk kemi marrë avokat, nuk kam mundësi, gjendje ekonomike e dobët. Djali im është i pafajshëm”, shprehet për Report Tv, Ilmi Lukani, teksa nuk arrin të mbajë dot lotët.

Armand Lukani dhe motra e tij Amelda Elezi u arrestuan më 2 prill gjatë një operacioni të policisë së Lezhës ku u sekuestruan tre mina të montuara me telekomandë.

Në kërkim është bashkëshorti i Almedës, Esmerald Elezi, 27 vjeç me banim në Vlorë, i cili është i dënuar më parë.

Motër e vëlla, të dy me banim në Vlorë, ku e reja është martuar, u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Minat dyshohet se i shisni minat me një çmim rreth 2500 Euro.