osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çfarë do ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë?!

Çfarë do ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur të enjten në Beograd, ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe pas takimit, ka thënë se çdo marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ketë edhe miratimin e Rusisë.

“Gjërat janë të qarta, për çdo zgjidhje të problemit është i duhur edhe miratimi i Rusisë. Serbia është e gatshme të dëgjojë të gjitha palët në dialog, por duhet të respektojë miqtë e saj”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net.

Ai më pas ka thënë se Serbinë po e presin ditë të vështira, “ndoshta më të vështirat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008”.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Lavrov, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia konsideron se BE-ja nuk guxon t’u shmanget përgjegjësive të veta. Ne do të mbështesim iniciativat që do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë marrëveshje. Pikërisht me propozim të Rusisë është konfirmuar integriteti territorial i Serbisë në rezolutën 1244”, ka thënë Lavrov.

Më herët, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, tha të mërkurën se takimi i udhëheqësve të të dyja vendeve me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, “hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime”.

Në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada amerikane në Prishtinë, ambasadori Grenell thekson se “Shtetet e Bashkuara shpresojnë që udhëheqësit në Kosovë e Serbi do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të rifilluar bisedimet dhe për të filluar një epokë të re të qëndrueshmërisë dhe përparimit”.