CNN, duke cituar një analizë të Center for Strategic and International Studies, raportoi se konflikti me Iranin ka konsumuar një pjesë të konsiderueshme të rezervave amerikane të raketave mbrojtëse. Sipas analizës, forcat amerikane kanë përdorur pothuajse 80% të interceptorëve THAAD dhe rreth gjysmën e raketave Patriot.
Pentagoni e hodhi poshtë raportimin. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, reagoi në rrjetin X duke e cilësuar informacionin të pavërtetë.
“Ky titull nuk është i vërtetë. Turp të keni”, shkroi Hegseth, duke akuzuar CNN për publikimin e lajmeve të rreme.
Finalizimi i marrëveshjes mes Iranit dhe Omanit mund të shënojë një hap të rëndësishëm për lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, por deklaratat e Teheranit tregojnë se përplasja me Uashingtonin mbetet elementi kyç që do të përcaktojë nëse tensionet në këtë korridor detar do të ulen apo do të vazhdojnë.

