osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dalin shifrat: Udhëtimet e Metës nga SHBA në Egjipt u kushtuan shqiptarëve 530 mln lekë! Ja sa shpenzuan pushtetarët e tjerë!

Dalin shifrat: Udhëtimet e Metës nga SHBA në Egjipt u kushtuan shqiptarëve 530 mln lekë! Ja sa shpenzuan pushtetarët e tjerë!

Benefitet që u ofron ligji duket se shfrytëzohen mjaft mirë nga pushtetarët shqiptarë. Në jo pak raste gazeta ka treguar mbi përfitimet e jashtëzakonshme të deputetëve, të cilët përveç pagave të larta, marrin miliona lekë në vit për dieta, karburant dhe rimbursime karburanti. Por sigurisht që të privilegjuar nuk janë vetëm deputetët, pasi dhe drejtuesit e institucioneve të tjera kanë benefite, duke filluar që nga ministrat e deri te presidenti, rektorë, dekanë e personalitete të ndryshme.

Gazeta po jep sot disa të dhëna mbi shpenzimet që janë bërë 4 vitet e fundit, pra 2014-2019 për udhëtime jashtë vendit. Në media ditët e fundit po akuzohet ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se ka shpenzuar 700 euro për një natë në hotel. Një shifër jashtëzakonisht e lartë. Por “Open Data Albania”, në databazën e saj ka një panoramë shumë të detajuar të shpenzimeve që kanë bërë gjithë institucionet për bileta e qëndrime në hotele. Aty jepen të dhënat mbi disbursimet që ka bërë Dega e Thesarit për secilin institucion. Sipas të dhënave, në plot 4 vitet e fundit, për udhëtime jashtë vendit janë shpenzuar 30 miliardë lekë të vjetër. Më saktë, në total janë realizuar 13,818 transaksione, që do të thotë se kaq është dhe numri i udhëtimeve dhe rimbursimeve që kanë kryer personalitetet shqiptare me një vlerë fikse prej 2,996,851,163 lekësh të rinj. Pra janë shpenzuar 7.5 miliardë lekë në vit vetëm për bileta avioni, dieta dhe hotele e restorante.

Të dhënat konkrete: Nga një vështrim i të gjitha transaksioneve të thesarit, në krye të listës qëndron Ministria e Jashtme. Sigurisht që shpenzimet e saj janë të justifikuara, pasi misioni i saj është pikërisht që të ketë kontakte me sa më shume shtete. Gazeta ka bërë një verifikim dhe sa i takon udhëtimeve të presidentit Ilir Meta dhe zyrtarëve të Presidencës, apo dhe të kryeministrit Rama dhe aparatit të Kryeministrisë. Të gjithë e mbajmë mend sesi gjatë 2018 dhe 3-4 muajt e parë të këtij viti, presidenti Ilir Meta nuk ndodhej në vend. Momentalisht ai ka filluar të udhëtojë nëpër malet shqiptare, por disa muaj më parë udhëtoi në dhjetra shtete të botës, madje, nga SHBA, deri në Egjipt e Azerbajxhan. Sipas të dhënave të “Open Data”, që kur Meta ka marrë detyrën, pra në vjeshtën e 2017 e deri më sot, janë shpenzuar nga Presidenca për udhëtime jashtë vendit 53,573,787 lekë të rinj, ose rreth 540 milionë lekë të vjetër. Bëhet fjalë për 77 transaksione udhëtimi në vende të ndryshme të botës. Por numri më i lartë është për vitin 2018 dhe 2019. Në 2018 janë realizuar 44 transaksione thesari për bileta e likuidime kartash VISA, me vlerë totale 33,025,507 lekë. Ndërsa gjatë vitit aktual kemi 24 transaksione thesari, me vlerë 17,657,934 lekë . Nëse shohim të dhënat e qeverisë, rezulton se për vitin 2019 janë kryer 15 transaksione me vlerë 11,282,896 lekë. Ndërsa për vitin 2018 janë kryer 33 transaksione thesari me vlerë 28,100,650 lekë. Pra duket qartë se Presidenca ja kalon dhe qeverisë në këtë aspekt. Pra duket qartë se udhëtimet e pushtetarëve jashtë vendit nuk bëhen nga xhepat e tyre, por janë taksat e qytetarëve që i mbulojnë. Janë shpenzuar në 4 vite plot 30 miliardë lekë. /Kliti Topalli