Në një takim me ca trushplarë që hanë bukën e Amerikës dhe bëjnë duan e Berishës ai u mburr duke broçkullitur se sipas tij, bota e lirë ka nisur të distancohet nga ajo që ai e quan “agresioni i ekstremit të majtë”.
“Pak nga pak, bota e lirë filloi të ringrihet nga agresioni i ekstremit të majtë”, tha ai, duke shtuar se personat që, sipas tij, kishin marrë vendime kundër tij, tashmë janë përballur me pasoja. Kreu i PD-së thumboi edhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, për të cilën tha se sot është e papunë.
“Ata që na treguan ne barin, përfunduan të papunë. Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë pas hekurave. Kurse unë sot po qëndroj me dy këmbë në atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”.
Në fakt Saliu qëndron me një kembë në tokën amerikane, sepse ai ka marrë vetëm një “WAISER” vizë në kushte të veçanta me një kalim, në një kohë që vizat amerikane janë Multiple 10 vjeçare.
Pra, Berishës, nuk i është hequr “non grata”! Nëse është e vërtetë a munden të marrin vizë Argita, Shkëlzeni apo Liria, sepse sanksionimi “non grata” është për gjithë familjen Berisha dhe jo vetëm për Berishën.
Non grata nuk hiqet deri në vdekje, por Saliu ka një shans të sëmuret dhe të shkoi për kurim të veçantë në SHBA dhe atje të vdes!/Ekskluzive.al

