osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

E dhimbshme! Meshën e celebroja edhe kur punoja në komunalen e Shkodrës, Dom Ernest Troshani rrënqeth Italinë

E dhimbshme! Meshën e celebroja edhe kur punoja në komunalen e Shkodrës, Dom Ernest Troshani rrënqeth Italinë

E dhimbshme! Burgosjen në 1963, torturat në qelitë e izolimit, 18 vite punë të detyruar dhe vuajtjet për të çuar para misionin e tij nën regjimin më të egër komunist, Dom Ernest Simoni (Troshani) i rrëfeu para studentëve të Universitetit Gregorian të Romës.

Sakaq dëshmia e tij prekëse erdhi në formën e një leksioni, por edhe mesazhi mbi të drejtën e besimit gjatë një diskutimi për lirinë fetare. Takimi, ku të pranishëm ishin edhe diplomatë të vendeve të ndryshme u organizua me iniciative të ambasadës shqiptare në Vatikan dhe drejtueses së misionit të saj, Majlinda Dudaj.

“Dua t’iu falendoj të gjithëve që keni ardhur këtu për të qenë pjesë e këtij takimi mbi dashurinë, fenë dhe përqendrimin për jetën hyjnore. Është përsëritur shumë herë ky episod. Pa ju bezdisur, unë u urdhërova në 1956 dhe për nëntë vite sigurimi i shtetit më kishte përgjuar çdo fjalë, çdo gjest e çdo lëvizje. Çdo predikim që kisha bërë në nëntë vite ishte mbajtur shënim”, tha Dom Simoni.

Ama guximi i Dom Simonit kalon çdo kufi. Ende pa ju shëruar plagët e torturave, ai vazhdoi të celebronte meshën në fshehtësi edhe gjatë kohës kur punonte në miniera apo në mirëmbajtjen e kanalizimeve të Shkodrës. Sot prifti që u burgos vetëm sepse ishte prift, është kardinal, emëruar nga Papa Françesku më 9 tetor të 2016, në një ceremoni që mallëngjeu edhe vete Atin e Shenjtë.