osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fakte dhe emra: Disa afera të Jorgo Goros me Lenc Gjikurinë që i kanë zënë sytë SPAK-ut!

Fakte dhe emra: Disa afera të Jorgo Goros me Lenc Gjikurinë që i kanë zënë sytë SPAK-ut!

Arrestimi i Jorgo Goros për konfirmimin e një tapie false është si dënimi i Nexhnie Hoxhës për kafe. Nuk ka dyshim se Goro është implikuar në këtë episod abuzimi, por ky rast nuk përfaqëson veprimtarinë e zezë dhe me pasoja katastrofale të parikuperueshme të Jorgo Goros.

Faktet, provat, letrat sheshit, lidhjet dhe lëvizja e parave tregojnë se Jorgo Goro ishte një vegël në duart e një grupi nga Tirana, për zaptimin dhe shkatërrimin e Dhërmiut, pastrimin e parave në ndërtimin dhe më e rënda, realizimi i krimeve mjedisore, me pasoja të rënda.

Disa episode të veprimtarisë krminale e korruptive

Në 10 nëntor 2022, kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, ka firmosur rinovimin e një leje ndërtimi të vitit 2009, për kompaninë Ionian Coast Property Development me nipt (K87223201M), për ndërtim godinë banimi në Dhërmi.

Prapaskena mëson se administrator dhe bashkëpronar i kompanisë në fjalë është Lorenc Gjikuria, një personazh i lakuar për tendera klientelistë me vlerë mbi 190 milionë euro, koncensione dhe gërmime të paligjshme në zona të mbrojtura.

Leja e rinovuar nga Jorgo Goro ishte firmosur nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, në 15 maj 2009. Afati i lejes së ndërtimit në Dhërmi ishte deri në 15 maj 2012, siç edhe thuhet në dokumenta.

Pas 10 vitesh, Jorgo Goro firmos rinovimin e lejes ‘bazuar’ në nenin 40 të ligjit të vitit 2014 për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Po çfarë parashikon neni 40 për rinovimin e lejes së ndërtimit?

Po çfarë parashikon neni 40 për rinovimin e lejes së ndërtimit?

Pika 3 e nenit 40 parashikon se afati i përfundimeve të punimeve shtyhet vetëm një herë, brenda afatit të vlefshmërisë së lejes dhe në çdo rast jo më vonë se 45 ditë përpara përfundimit të afatit të lejes.

Në rastin konkret Goro e ka rinovuar lejen e ndërtimit jo para skadimit, por 10 vite pasi ka skadiat.

Pra, vendimi i Goros është i paligjshëm. Jemi para konsumimit të veprës penale të shpërdorimit të detyrë me pasoja në mjedis, pasi mbi bazën e këtij vendimi abuziv, Gjikuria ka hapur një gropë të madhe në terren.

Shkelja është flagrante dhe e dokumentuar, por me sa duket SPAK-u nuk e ka parë.

Vjedhje me tendera

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë i Shtetit konfirmon të gjitha raportimet dhe denoncimet mediatike mbi veprimtarinë korruptive dhe kriminale të kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili ka dorëzuar prarë publike dhe Dhërmiun në duart e një karteli olirgarkësh, figurash të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit mjaftojnë që të administrojë këtë raport serioz të KLSH-së, me konstatime konkrete, dhe të marrin të pandehur Jorgo Goro, për vjedhje të parave publike, shkatërrim të bregdetit, krime mjediore, ndërtime të paligjshme etj.

Konkretisht, sipas raportit të KLSH-së janë vjedhur paratë e tenderit me objekt ‘Mbrojtje lumore dhe pyllëzim të anës së lumit Borsh’, nga kompani Kola Invest me pronarë Jani dhe Sofokli Kola.

Dyshja Kola, pasi ka marrë tenderin me flamur korrupsioni nga Jorgo Goro, ka mashtruar me zbatimin e kontratës, duke futur në xhep një pjesë të parave për punë të pakryera.

Goro dhe grupi i tij janë përgjegjës për monitomin e zbatimit të kontratave në mënyrë të rregullt. Vështirë të besohet se Jani dhe Sofokli Kola të kenë vjedhur paratë pa bashkëpunur me Goron.

E njëjta skemë abuzimi është zbatuar, sipas KLSH-së, edhe me tenderin me objket ‘ndërtimi i Ujësjellësit të Fshatit Vranisht’ me vlerë rreth 2 milionë euro.

Jorgo Goro u ka dhënë në mënyrë të paligjshme tenderat Andrea Gjikondajt dhe Astrit Gjikondajt, për rikonstruksion pjesor të Shkollës 9-vjeçare Himarë si dhe për ujësjellësin e zonës Barmush, Hore dhe Vranisht, pasi kompania e tyre ASI-2A CO nuk plotësonte kriteret.

Ka dyshime se Goro, në të njëjtën formë, i ka dhënë dyshes Gjikondaj edhe tenderat e tjerë.

Në skenë Lenc Gjikuria dhe Salillari

Jorgo Goro ka kanalizuar miliona euro në xhepat e klientëve si Florenc Sharka, Arbër Abazi, Pëllumb Salillari, Florenc Gjikuria etj.

Në një raport të mëparshëm, Kontrolli i Lartë të Shtetit arriti në konkluzionin se kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është përgjegjës për shkeljen e procedurave në tenderin me vlerë mbi 300 mijë euro për ndërtimin e kanalizimeve në zonën e Potamit.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2019 dhe është fituar nga kompania “Gjikuria”.

Audituesit shtetërorë kanë konstatuar se autoriteti kontraktor, pra Bashkia Himarë, ka vendosur kritere kualifikuese, të cilat kufizojnë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në tender.

Sigurisht që këto abuzime janë vetëm maja e ajsbergut.

Shkatërrimi i Dhërmiut

Aferat me pasoja më të rënda të Jorgo Goros konsistojnë në shkatërrimin e bregdetit me Lenc Gjikurinë, Sandër Frangajn dhe klientë të tjerë.

Kontrollit i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Jorgo Goro ka fitmosur leje ndërtimi në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në planin e përgjithshëm vendor për Bashkinë Himarë.

Është shkelur distanca urbane, lartësia e lejueshme, koificenti i shfrytëzimit të tokës etj. Shkeljet janë të qëllimshme dhe për arsye përfitimi, duke shkatërruar zonën bregdetare.

Bëmat e Lenc Gjikurisë

‘Karrierën’ e ka nisur duke vjedhur motorrë ujë, çadra plazhi dhe vegla ndërtimi, por sot përfaqëson një nga zhvatësit më famëkeq të parave dhe pronave publike, me mbështetjen e Sandër nongratës dhe në bashkëpunim me një kastë deputetësh, drejtorësh dhe ministrash të korruptuar.

Fondet e BE për bujqësinë i përlau Lenc Gjikuria për të ndërtuar vila në Dhërmi për një oligark mediatik, analistë, ish ministra, deputetë dhe biznesmenë grabiqarë

Bëhet fjalë për Florenc (Lorenc / Lenc) Gjikurinë, emri të cilit lidhet me përvetësimin e pronave publike dhe private në Jug, pastrim parash, favorizim ndër vite nga pushteti, dhjetëra tendera klientelistë, me koncesione, resorte, fshatra turistikë, krime mjedisore, afera korruptive, falsifikime dhe mashtrime me kontrata publike.

Si mos të mjaftonin këto, ka marrë edhe 190 mijë euro nga fondet që BE kishte akorduar për bujqësinë. Pra, kemi të bëjmë me një perandori abuzimi dhe përfitimi.