osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si e interpretojnë mediat greke arrestimin e Goros: Loja që po bën Rama me përfshirjen e Vangjel Tavos

Si e interpretojnë mediat greke arrestimin e Goros: Loja që po bën Rama me përfshirjen e Vangjel Tavos

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës në detyrë, Jorgo Goro, ka marrë vëmendje të madhe në mediat greke.

CNN, Protothema, Newsbomb dhe shumë media të tjera duke raportuar arrestimin e Goros nga SPAK, vënë në dukje se Goro ndodhet pas hekurave falë kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri i dënuar pak javë më parë nga Gjykata e Posaçme nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

“Kathimerini” shkruan se Goro nuk dha dorëheqje pavarësisht humbjes në zgjedhje ndërsa CNN.gr thekson faktin që çështja lidhet me një tokë ku ka investuar Artan Gaçi, bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka.

Protothema shkon edhe më tej duke nënvizuar se ky arrestim nuk është rastësi, ndërsa përmend faktin që pak ditë më parë kryeministri Edi Rama emëroi Vangjel Tavon si Prefekt të Qarkut të Vlorës.

Në analizën e saj të gjatë të saj gazeta “Protothema” shkruan se arrestimi i Goros vjen pas denoncimeve të shumta për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone”. Gazeta greke e konsideron arrestimin një skenar që lehtëson pozitat e Ramës me çështjen.

“Të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson manipulimet e Ramës. Kjo pasi Gjykata e Lartë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicionin e kryetarit të bashkisë.

Në të njëjtën kohë, edhe Athina e kundërshtonte qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë edhe pse ai i kishte humbur zgjedhjet. Ndoshta momenti i arrestimit nuk është rastësi, pasi pak ditë më parë Rama emëroi në postin e prefektit të qarkut të Vlorës, ish-deputetin minoritar të PS-së Vangjel Tavo, i cili ka për detyrë edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës”, shkruan Protothema.

“Me shumë gjasa, pala shqiptare shpreson që me këtë “vjedhje” të qetësojë reagimet greke edhe pasi Goro i rrëmbeu Belerit, fituesit të zgjedhjeve, bashkinë e Himarës, edhe pse prania e Tavos, një tjetër përfaqësues i minoritetit, nuk ka lidhje me Himarën dhe OMONIA-n”, shkruan gazeta greke.