osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sot 35 vjet pa legjendën e aktrimit “Artistin e Popullit” Sandër Prosi

Sot 35 vjet pa legjendën e aktrimit  “Artistin e Popullit” Sandër Prosi

Sot mbushen 39 vjet që është ndarë nga jeta aktori Sandër Prosi. Nderim dhe respekt për figurën e tij!

(Aleksandër) Sandër, Prosi (1920-1985). Aktor i shquar. Lindi në Shkodër ,më 6 janar. Kreu shkollën e mesme në Tiranë. Studioi për stomatologji në Austri (1944-1946), por pas dy viteve i nderpreu dhe filloi punë në klinikën stomatologjike të xhaxhait të vet në Tiranë. Dashuria për artet përcaktoi më vonë drejtimin e jetës së tij.

Ishte një muzikant i pasionuar, njohës i disa instrumenteve (violinë ,kitarë, fisarmonikë), ku ka luajtur në koncerte të ndryshme në Tiranë, Shkodër etj., aftësia dhe profesion që u pasua më vonë nga i biri, violonçelisti i Teatrit të Operës dhe Baletit, Artistidh Prosi. Më 1942 luajti rolin e Vilhelm Telit në dramën “Vilhelm Teli” të F. Shilerit, shfaqje e cila u ndalua nga ana e autoriteteve fashiste për qasjen që krijonte me pushtimin e vendit.

Aktrimi u bë natyrshëm kështu arti i parapëlqyer i tij. Filloi punë si aktor në Teatrin Popullor në vitin 1948. Fillimisht u aktivizua në role të dyta dhe më pas edhe në role kryesore, më së shumti të kahut pozitiv, heronj apo personazhe dramatike (Dimitrovi te “Proçesi i Lajpcigut” 1933,1955; Zabelini tek “Orët e Kremlinit” ,1957 ,e Pogodinit), ndonjëherë edhe të kahut negativ, por problematik e me dilema (Vata te “Toka jonë” ,1954,e Kolë Jakovës).

Kulmin e vet në Teatrin Kombëtar e arriti me rolin kompleks të gjeneralit te dramatizimi i romanit të I. Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1972).

Loja e tij e kahut psikologjik, paraqiti pezmin dhe mërzinë e një ushtaraku arrivist si dhe qëllimet e mbrapshta të një misioni të tejkaluar, me theksimin e kundërshtisë midis vetësigurisë dhe mburrjes, nga njëra ana dhe rënies shpirtërore, zhgënjimit dhe dështimit, nga ana tjeter. Më pas luajti me sukses role të natyrës pozitive, si Miti te drama “Furrnalta” (1976) e Ruzhdi Pulahës, muzikanti Miler tek “Intrigë e dashuri” e F. Shilerit, nën titullin Luiza Miler (1979), Vuskan Sadria te drama “Duke gdhirë viti 1945” (1984) e Teodor Laços, Banushi te drama “Doktori pacient” e R. Pulahës etj.

Një ndihmesë të vyer S. Prosi ka dhënë në kinematografi me 30 role, kryesore e të dyta. Nisi me rolin e drejtorit të shkollës në filmin “Debatik” , 1961, vijoi me Abdyl Sharrën te “Vitet e para”, 1965 dhe në vitin 1968 jetësoi një ndër figurat e tij mbresëlënëse, atë të kapitenit të bigës lundruese në filmin “Horizonte të hapura”, Nëntori i dytë, Në fillim të verës, Yjet e netëve të gjata”, Udha e shkronjave dhe dhjetëra figurave të paharrueshme interpretuar prej gjeniut.

Ndahet nga jeta në menyrë aksidentale më 24 mars, gjate xhirimeve të një filmi të ri “Pranverë e hidhur”. Mban titullin ‘’Artist i Popullit ‘’.