osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ja si amerikanët lanë në baltë Bashën pas largimit nga PD-ja të Saliut! A po rikthehet kreu i “Foltores” si në vitin 2005 pas masakrave të ’96 dhe ’97

Ja si amerikanët lanë në baltë Bashën pas largimit nga PD-ja të Saliut! A po rikthehet kreu i “Foltores” si në vitin 2005 pas masakrave të ’96 dhe ’97

Kreu i PD, Lulzim Basha, me mbështetjen e fortë të amerikanëve nga pas, është politikani i parë shqiptar në këto 30 e kusur vite demokraci, që i tregoi vendin ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit i graduar tani me statusin kreu i Rithemelimit, qysh prej nisjes së angazhimit të tij në fund të viteve ’80 si pjesë e pandarë e politikës në vend, duke i provuar të gjitha pozicionet politike, iu ka rezistuar politikanëve “të peshës së rëndë”, si Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, apo edhe Edi Rama.

Sali Berisha është njeriu që i ka mbijetuar skandaleve të panumërta, para se të “gozhdohej” në një pozitë që nuk ka qenë kurrë më parë nga vetë Lulzim Basha, politikani që mendonin të gjithë se ishte kukull e tij, por që në fund vërtetoi të kundërtën, pasi e tronditi ish-kryeministrin duke e përjashtuara në shtator të vitit 2021 nga Partia Demorkatike, disa muaj pasi lideri historik demokrat ishte shpallur “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Basha tregoi se është një politikan dhe burrë shteti i madh, veçse ditët e fundit duket sikur amerikanët e kanë lënë në baltë atë, edhe pse kryedemokrati përmbushi me sukses kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mos bashkëpunuar me personat “non-grata”. Berisha është bërë faktor ditët e fundit, ndonëse ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak se po hetohet nga Prokuroria Speciale (SPAK) sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Të gjithë mendonin se Berisha ndodhet një hap larg politikës dhe sistemit, por me lënien në balët të Lulzim Bashës, ish-kryeministri po jep sinjale se mund të rikthehet në pushtet si në vitin 2005 pas masakrave të ’96 dhe ’97.

Në vitin 1997 Sali Berisha u rrëzua përmes rebelimit qytetarë, për shkak të firmave piramidale (kolapsit financiar) dhe masakrës zgjedhore të 1996 (dhunoi e gjakosi opozitën dhe vodhi zgjedhjet). Ndërkohë tetë vite më pas, Berisha erdhi në pushtet përmes një skeme, paçka se askush nuk mendonte se do të rinjihej.

Sot që flasim Rama dhe Berisha kanë bërë Pazar me njëri-tjetrin. Marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit është përshëndetur nga SHBA-të dhe BE-ja, çka tregon se ky pak ka marrë “bekimin” e tyre. Ishte Gazment Bardhi, ai i cili zbuloi se deputetët e Rithemelimit morën lejën e Berishës për të bërë marrëveshje me Ramën. Pas këtij pakti ndërkombëtarët reaguan, ku edhe pse thanë që nxisim deputetët, indirekt ata e mbështesin, pasi pas Rithemelimit fshihet Berisha.

Skema që ndoqi Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha është njeriu që nxori jashtë lojë Sali Berishën, pas kërkesave të amerikanëve për ta përjashtuar nga politika dhe Partia Demokratike. Lulzim Basha mori kosto, u vu në luftë të drejtpërdrejtë me trinomin Sali Berisha-Edi Rama-Ilir Meta. Pas kësaj ky treshe u vu në alert nga hyrja e ashpër e Bashës dhe loja e tij e veshi atë më statusin e “njeriu i amerikanëve”. Nga shtatori 2021 filloi lufta ndaj Bashës, më pas erdhi 8 janari, ku selia e PD u dhunua e pushtua nga Berisha, ndërkohë që policia e Ramës mbante sehir.

Më pas erdhi beteja elektorale, ku Partia Demokratike zyrtare u masakrua, pasi Rama mbështeti “Foltoren” e Berishës, sikundër ishin zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit 2022 dhe ato lokale të vitit 2023, teksa Rithemelimi arriti të fitonte disa bashki. Dihej qartë se ky do ishte fundi i Sali Berishës.

Por Rama si njeriu që kontrollon politikën u tremb që Berisha po mbinte dhe goditi kreun e PD. Fenomeni Basha u braktis nga pala amerikane, megjithëse plotësoi kushtet dhe kërkesat për të spastruar politikën nga Trekëndëshi i Bermudës Rama-Meta-Berisha. Basha duket sikur është lënë në baltë para një triumvirati kriminal që zoton të gjithë fuqitë për të mos lejuar ndryshimin për një Shqipëri pa krim e korrupsionin.

Berishës, 30-vjet nuk i hyri gjemb në këmbë

Politikanë të peshës së rëndë, si Edi Rama, Ilir Meta apo Fatos Nano nuk ja dolën ti jepnin Sali Berishës asnjë goditje në 30-vjet politikë. Berisha, politikani më dominues në Shqipëri për gati tre dekada, i mbijetoi skandaleve të shumta gjatë dy mandateve qeverisëse të tij, një herë si president dhe një herë si kryeministër, duke dalë i larë në të gjitha rastet, Ai për vite me radhë ishte i humbur në papërgjegjshmërinë morale e institucionale për trazirat e 97-ës, por askush nuk e dënoi.

Edhe vetë ish-kryeministri Fatos Nano doli i humbur përballë Sali Berishës, duke e pranuar pak kohë më parë në një intervistë, se ish-lideri historik i PD-së i mori vitet më të mira të jetës. “Berisha mund të thotë shumë gjëra, përfshirë edhe 21 janarin, por unë kam të dhëna të kohës, me të dhëna nga njerëz dëshmitarë në zyrën e tij, kur ai është marrë vetë me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike”, është shprehur Nano. I vetmi që disi e “goditi” Sali Berishën ishte Ilir Meta. Protestat në vitin 2000, sollën arrestimin e Berishës nga policia dhe pas këtij skenari fshihej kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta. Por arrestimi i tij zgjati vetëm 24 orë.

Njollosja e Berishës dhe skandalet e tij

Mandati i parë qeverisës i Berishës u njollos nga një shpërthim i fuqishëm në ndërmarrjen e demontimit të armëve në Gërdec, në mars të vitit 2008. 26 persona humbën jetën. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha dorëheqjen, ndërsa pati akuza edhe për familjarët e kryeministrit Sali Berisha, si të implikuar në afera korruptive, por sërish Berisha doli sërish pa u lagur. Ngjarja që të gjithë menduan se Berisha do të shkonte në burg ishte 21-janari, me vrasjen e 4 protestuesve përpara Kryeministrisë. Deklaratat e kryeministrit Rama se kur të vinte në pushtet do e çonte në burg Berishën i bënë njerëzit që të besonin se për të ishte fundi. Koha tregoi se as kryeministri Rama nuk ia doli të rrëzonte Sali Berishën, ndryshe nga Lulzim Basha që ka shkaktuar për herë të parë në këto 30 vite nisjen dhe fundin e ish-liderit historik të PD-së.