FOTO LAJM/ Protesta arrin më në fund unitetin, Sali Lushaj dhe Dritan Goxhaj pozojnë krah njëri-tjetrit pas grushteve të shkëmbyera

FOTO LAJM/ Protesta arrin më në fund unitetin, Sali Lushaj dhe Dritan Goxhaj pozojnë krah njëri-tjetrit pas grushteve të shkëmbyera

Protesta para Kryeministrisë duket se ka arritur më në fund atë që prej javësh dukej e pamundur: unitetin.

Sali Lushaj dhe Dritan Goxhaj janë fotografuar mbrëmjen e sotme duke krah njëri-tjetrit gjatë protestës, vetëm pak ditë pasi u raportua se mes tyre kishte pasur edhe një përplasje fizike.

Pamja vjen si një kthesë e vogël në serialin e tensioneve të brendshme që kanë shoqëruar protestën, ku nuk kanë munguar përplasjet mes vetë organizatorëve dhe aktivistëve.

Në fotografi, Lushaj dhe Goxhaj shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe në atmosferë dukshëm më paqësore.

Nëse objektivi ishte bashkimi kundër qeverisë, duket se protesta ka kaluar fillimisht provën më të vështirë: bashkimin me njëri-tjetrin.