osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Frika e opozitës!

Frika e opozitës!

Nga Ilirjan Blloshmi

Shatobriani thotë: “Ambicia për të cilën mungon talenti është krim”.

Kjo opozitë ka ambicje për pushtet, jo për të përmirsuar jetën e shqiptarë e ky është krim.

Është e vërtetë se cdo qeveri e djeshme, çdo politikan i djeshëm, nuk ka çfarë të japë.

P.sh çfarë mund të japë Ilir Meta?

Çfarë mund të japë Vangjel Dule?

Apo çfarë mund të japë vetë Lulzim Basha, i cili qëkuse ka hyrë në politikë, ka vetem 7 vjet në opozitë.

E në këto 7-vjet e çoi opozitën të protestojë me Stresin, Ujkun e Cërrikut, Lek Plepin, Linda Morinën.

Të marrësh pushtetin është sakrificë. Duhet një sakrifice që ka rrisk. E kjo sakrificë i mungon sot opozitës.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi duan pranë vetes njerëz të bindur, duan tipa made in Klevis Balliu, made in Ervin Salijani, made in Petrit Vasili etj etj.

Prodhimet seri të Lulzim Bashës dhe Monikës bëjnë atë, që qeveria të tallet, te gajaset me opozitën dhe popullin.

Një politikan i nxjerrë në pension nga populli, nuk duhet të kërkojë të rifitojë pushtëtin sepse i ka humbur gjithë kredibilitetet tek votuesit.

Lulzimi, Monika, Iliri etj etj i kanë djegur këto mundësi. Brezi im p.sh mban mënd Ilir Metën gjithmonë në pushtet. Kryeministër, zv.kryeministër, ministër të Jashtëm, kryetar Parlamenti, e tani president.

Me çfarë logjike duhet ta votojë brezi im Ilirin?

Çasti për t’u larguar!

Kur mund të largohesh? Si? Ndodh që zgjedhjet ta kenë në dorë fatin e një politikani, apo një grupacioni politik.

Largimi apo dorëheqia në Shqipëri është një utopi, është dicka që dhe nëse ndodh, ai që largohet apo dorëhiqet kërkon me çdo kusht të jetë përseri aktiv.

Të largohesh kur gjithçka shkon keq, kur pëson disfatë pas disfate, nuk është turp, është dinjitet.

Lulzim Basha po e çon opozitën nga humbja në humbje, nga turpërimi në turpërim.

Lulzim Basha duhet të mbledhe këshilli kombëtar dhe të japë dorëheqien, duhet ta bëjë për PD-në jo për vete.

E bën dot? Apsolutisht jo jo dhe jo. Nuk e bën sepse do pushtetin për veten e tij e nuk i rruhet për popullin.