Gabime e përmbysje, Anglia bie në Wembley ndaj Spanjës kampione bote! Tuchel: Lojtarët të ndikuar nga vendimi për City-n

Gabime e përmbysje, Anglia bie në Wembley ndaj Spanjës kampione bote! Tuchel: Lojtarët të ndikuar nga vendimi për City-n

Ka rezultuar një natë spektakli e jashtëzakonshme supersfida mes Anglisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve, që pas dy përmbysjeve u fitua 2-3 nga kampionët e botës. Në stadiumin ‘Ëembley’ goli që zhbllokoi shifrat erdhi shumë shpejt, pasi në minutën e 2 Guehi gaboi dhe Lamine Yamal nuk fali.

Pas gabimit ‘Tre Luanët’ gjetën forcën të reagonin, duke barazuar fillimisht me Gordon dhe më pas përmbysën 2-1 në pjesën e parë me Harry Kane.

Ndeshja mund të kishte marrë udhë tjetër në rast se në minutën e 56 Harry Kane do të kishte thelluar diferencën me 11-metërsh, por sulmuesi anglez si rrallherë gaboi. Në vijim Baena riktheu baraspeshën për Spanjën që luajti ndeshjen e parë pas shpalljes kampione bote, ndërsa përmbysjen e madhe do ta finalizonte Oyrazabal në minutën e 74.

Pas ndeshjes pati pakënaqësi të madhe te Anglia, me trajneri Tuchel që ishte i irritur me dy gabimet që sollën dy golat e parë të Spanjës. Ai refuzoi të komentonte shpalljen fajtor të Manchester City-t për 114 nga 115 akuzat e manupulimit financiar, por la të kuptohet se kjo mund të ketë ndikuar te lojtarët që bënë gabime Guehi dhe O’Reilly. Të dy pjesë e Manchester City-t.

Pas ndeshjeve të para në grupin 3 të Ligës A Spanja udhëheq grupin me 3 pikë, po aq sa Kroacia që fitoi 1-2 kundër Republikës Çeke.