osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

Grida Duma, drejtuesja politike e fushatës së Partisë Demokratike në Kavajë ka akuzuar për shpifje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ku sipas saj dëmi i parashikuar shkon deri në 3 milionë lekë të reja.

KËRKESË PËR GJYKIM PENAL:

VIKTIME AKUZUESE: Grida Duma, e bija e Agimit dhe Vjollcës, lindur më 11.06.1977, në Durrës, e identifikuar me dokumentin e identitetit, ID me Nr. Personal: H75611056T, me adresë njoftimi Rr. “Frederik Shiroka” Kulla 3, Shkalla 3, Kati 2, Nr. 5, përfaqësuar me Prokurë të Posaçme nga Av. Indrit Sefa, me Nr. 5460 Liçence

I AKUZUAR: Erion Veliaj, i biri i Luan, i lindur më 17.12.1979 dhe banues në Tiranë, me adresë njoftimi në adresën Bashkia Tiranë, Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë

OBJEKTI: Gjykimin e të akuzuarit për kryerjen e veprës penale të “shpifjes” të parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 120/2 të K.Penal dhe 58, 59 e vijues të K.Pr.Penale

DREJTUAR: Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Penale)

I nderuar z. Zëvendëskryetar,

Znj. Grida Duma është e deleguar si drejtuese politike e fushatës elektorale për zonën e Kavajës dhe e Rrogozhinës e Partisë Demokratike që është edhe partia më e madhe opozitare në vend ndërkohë që Z. Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht drejtues i fushatës zgjedhore për qarkun Tiranë për Partinë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Në datën 23.01.2021 znj. Duma nga selia e Partisë Demokratike ka mbajtur një konferencë shtypi ku ndër të tjera deklaronte se:

Të dashur qytetarë!Këto 8 vjet, të gjithë kemi provuar në një mënyrë apo në një tjetër se pushtetarët që kemi në krye, e shndërruan Shqipërinë në vendin e shkretuar e te varferuar për shka të qeverisjes më të keqe ndonjëherë të këtyre 30 vjetëve.

Qeveria më e keqe në historinë e Shqipërisë, më e korruptuara!Korrupsioni, babëzia për pasuri, pangopësia e ka shndërruar qeverinë e Edi Ramës dhe njeriun e tij Erion Veliaj, në një vegël absolute të mafias.Historia është përsëritur. Pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias Italiane ka rënë Erion Veliaj.

Përgjimet tronditëse të publikuara nga media këto ditë, konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.Përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane.

Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafiozeNë përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%.

Ajo që u zbulua nga media është vetëm një episod më shumë në vargun e aferave të pambarim të korrupsionit të qeverisë Rama dhe kukullës kryesore të tij, Eion Veliaj.Të dashur qytetarë! Sa herë të shikoni kullat në Tiranë, sa herë shikoni mbytjen me ndërtime, Tiranën e pabanueshme të uzurpuar, kuptoni dhe kujtoni Erion Veliajn dhe Edi Ramën, e kuptoni se ata janë ortakë me mafian, kanë 20% të tyre.

Ata marrin 20% e milionave, ndërsa qindra dhe mijëra qytetarë mezi ia dalin të shtyjnë muajin, qindra mijëra të tjerë janë të papunë dhe mijëra të rinj mendojnë vetëm se si të largohen nga Shqipëria.Të gjitha këto janë të dëshmuara në pergjimet e antimafias italiane.Në këto përgjime dalin takimet e kryera të biznesmenëve ndërmjetës shqiptarë, mes Erion Veliajt dhe biznesmenit të Ndraghetës Gallo.

Janë bizneset e përbashkëta që miqtë e Veliajt dhe të Ramës kanë me bizneset e mafias italiane. Janë bisedat mes tyre që tregojnë 20%-shin e Erion Veliajt për lejet e ndërtimit dhe 20 %-shin e qeverisë së Edi Ramës për tenderat dhe koncesionet. SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kan sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga dërkombëtarët që SPAK e drejtësia të veprojë.Deri tani asgjë!

Megjithëse provat i kanë të gatshme nga kolegët italianë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion nuk ka bërë asnjë veprim për të nisur hetimet për Erion Veliajn dhe implikimet e tij me biznesin e mafias italiane. Arben Kraja, të lërë intervistat në media e të kryejë detyrën. Të zbatohet së paku standardi i vendosur Tahirit.

SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.Shqiptarët meritojnë shumë më shumë. Shqiptarët meritojnë një qeveri të pastër, që do të punojë e angazhuar e dedikuar për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Pas 25 Prillit, pas fitores së zgjedhjeve, ne do të ç’rrënjosim korrupsionin qeveritar, ata që janë mësuar të vjedhin prej jush dhe të marrin për veten do të paguajnë një çmim të rëndë për atë që kanë bërë. Në 25 prill ne do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka kaq shumë nevojë.

Keto deklarime publike të bëra nga selian e Partisë Demokratike janë bërë nga përfaqësuesja e saj, pra znj. Duma, pas një mori përgjimesh të kryera nga Antimafia Italiane dhe të publikuara gjërësisht në median e shkruar dhe atë onlinë. Bisedat e përgjuara të anëtarëve të organizatave mafioze në shtetin italian përmendin në vetë të parë Kryetarin e Bashkisë Tiranë për afera kriminale si dhe për pagesa të 20% të investimit të kryera në ndërtime kullash.

Këto përgjime janë të njohura publikisht dhe ka disa muaj që të gjitha organet e medias së shkruar dhe ato vizive janë marrë gjerësisht me këtë fenomen kriminal ku Kryetari i Bashkisë pra i akuzuari Erion veliaj përmendet nga këta mafioz të arrestuar tanimë si person që mund të bashkepunojë me ta mjafton të pagueht tarifa prej 20% në formë rryshfeti.

Në reagimin e tij mbas deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike, i akuzuari Erion Veliaj nuk paraqiti asnjë argument për të vërtetuar të kundërtën e deklarimeve të personave të përgjuar nga Antimafia Italiane të cilët e implikojnë atë drejtëpërsëdrejti por zgjodhi të sulmojë në mënyrën më të ulët znj. Grida Duma duke hedhur akuza të pabaza dhe totalisht të pavërteta.

Për të orientuar më sakt këtë gjykatë po paraqesim statusin në rrjetet sociale të Kryetarit të Bashkisë të akuzuarit Erion Veliaj i cili është trasmetuar gjerësisht në mediat e shkruara dhe ato vizive, dhe më konkretisht:

Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete”, u shpreh Veliaj.

“E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, thuhet në reagimin e Kryebashkiakut Veliaj

Në të gjitha këtë prononcim zyrtar të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, personit që merr tarifën prej 20% në bazë të vetë deklarimeve të anëtarëve të organizatës mafioze, ai si një mi i vendosur në kurthin e drejtësisë vetëm ka sulmuar në mënyrën më joburrërore të mundshme viktimën akuzuese.

Në të gjithë këtë prononcim të të akuzuarit Erion Veliaj, është konsumuar vepra penale e shpifjes për sa vijon:

Viktima akuzese është trafikante e njohur apartamentesh;

Viktima akuzuese ka përfunduar gjyqeve për mashtrime

Nëpërmjet këtyre prononcimeve publik në Facebook vetëm brenda dy ditëve (ku i akuzuari ka mbi 500 mijë ndjekës) apo në një sërë televizionesh, janë deklaruar një sërë faktesh të pavërteta.

Këto faktet të pavërteta janë bërë me qëllimin kriminal për dëmtimin e reputacionit dhe imazhit të viktimës akuzues duke qenë se kjo e fundit është Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia më e madhe opozitare në vend ndërkohë që i akuzuari duke qenë Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht drejtues i fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e vitit 2021, të gjitha këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve për të përfituar personalisht dhe për Partinë Socialiste.

Qëllimi i shpifjes është që të barazojë në perceptimin e publikut, viktimën akuzuese, me të inkriminuar për gjobëvënie apo me aferat korruptive të denoncuara gjerësisht në media të qeverisë që drejtohet nga Partia Socialiste si dhe bashkëpuntorin e ngushtë të organizatave mafioze siç vetë këta mafioz deklarojnë nëpër përgjimet zyrtare të Antimafias.

Një nga parimet themelore të bashkëjetesës në shoqërinë njerëzore është ndalimi për t’i shkaktuar dëm tjetrit (alterum non laedere ose neminem laedere).

I akuzuari me vetëdije të plotë, duke qenë i bindur që po shpif dhe pa u mbështetur në asnjë burim të konfirmuar dhe zyrtar që të vërtetojë këto shpifje të kryera botërisht nga ana e tij, ka dashur të sulmojë në mënyrë të pandershme viktimën akuzuese duke dashur të cënojë reputacionin dhe personalitetin e saj.

I ndodhur në këto kushte, viktima akuzuese kërkon të rivendosë në vend të drejtën e tij të nderit dhe dinjitetit, duke i kërkuar gjykatës të thërrasë në cilësinë e të akuzuarit shtetasin Erion Veliaj, ta gjykojë dhe ta dënojë atë për kundërvajtjen penale të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 120 të Kodit Penal, e cila më konkretisht parashikon se:

“Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.

Po kjo vepër , kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetëmijë gjer në tre milionë lekë”.

Nga përmbajtja dhe interpretimi i dispozitave të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, nenet 22 e 23 të Kushtetutës, neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, parimisht nxjerrim konkluzionin se liria e shprehjes dhe e informimit është e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji për këdo, por kjo liri mund t’u nënshtrohet kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj në rastet kur (veç të tjerash) prek moralin, nderin, dinjitetin dhe të drejtat e të tjerëve.

Parashikimi në Kodin Penal i veprave penale të fyerjes dhe shpifjes dhe sanksionet që përmbajnë ato, janë pikërisht masat që me ligj janë marrë për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të personit.

Që të konsiderohet e konsumuar vepra penale e shpifjes, ajo duhet të kryhet nëpërmjet përhapjes së qëllimshme të thënieve, ose çdo informacioni tjetër duke e ditur që janë të rreme si dhe botërisht.

I akuzuari ka përhapur publikisht dhe botërisht informacionin e rremë me qëllim dëmtimin e imazhit publik të viktimës akuzuese, shtetases Grida Duma, në cilësinë Anëtarës së Kryesisë të Partisë Demokratike dhe të deleguaresës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në zonën e Kavajës dhe të Rrogozhinës. Kjo bëhet me qëllimin e vetëm për të cënuar me pa të drejtë kundërshtarin e tij politik dhe për të përfituar kredo politike personale, por shpifja e cituar edhe më lartë është bërë në mënyrë që të lihet gjurmë të publiku që te vendoset shënja e barazimit midis një bashkëpuntori të ngushtë të organizatave mafioze sic vetë këta mafioze e pranojnë dhe viktimës akuzuese. Një sjellje e tillë tregon qartazi dashjen direkte të tij për të deklaruar publikisht fakte të pavërteta që shkojnë në kufijtë edhe të veparave penale të tjera në dëm të viktimës akuzuese.

Shtetasi Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar znj. Duma si trafikante apartamentesh . Deklarata të tilla përveçse janë trillime shpifëse, bëhen duke përdorur një terminologji kriminale pikërisht për t’i bërë më të rënda për publikun.

Për pasojë, në cilësinë e viktimës akuzuese, pretendojmë se, këto akuza të të akuzuarit Erion Veliaj cënojnë haptazi reputacionin, nderin dhe dinjitetin e viktimës akuzuese. Këto deklarata që përsëriten e përsëriten nuk janë gjykime vlerësuese (opinione), që me të drejtë mund të japë i akuzuari për shkak të postit te tij, por janë akuza konkrete për një sërë faktesh konkret, të cilat nuk mund te justifikohen se janë bërë për shkak të postit të të akuzuarit.

Deklarimet e cituara më sipër, përbënjë pretendime faktesh, të cilat në vetvete në mënyrën si janë formuluar, përbëjnë akuza tejet serioze, konkretisht se viktima akuzuese ka trafikuar apartamente dhe ka kryer mashtrime në dëm të qytetarëve të ndryshëm. Duke qënë së i akuzuari në këtë proçes pretendon nse flet gjithmon me fakte dhe me dokumenta do ti japim mundësinë që ti paraqesë ato në këtë proçes dhe në këtë mënyrë të mbrojë dhe vetën për këto akuza publike. Këto pjesë të deklarimeve të të akuzuarit dhe prononcimet në tërësi ku citohet viktima akuzuese, i konsiderojmë si “Shpifje” të kryera botërisht ndaj tij, vepër penale e parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë kërkesë do i referohemi dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (më poshtë KEDNJ), jurisprudencës vendase të Gjykatës së Lartë (më poshtë GJL) dhe asaj të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (më poshtë GJEDNNJ), si dhe Kodit Penal. Konkretisht:

neni 22 i Kushtetutës, i cili parashikon se “Liria e shprehjes është e garantuar”;

neni 23 i Kushtetutës, i cili parashikon se “E drejta e informimit është e garantuar. 2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore…”;

neni 8 i KEDNJ “E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare”, i cili parashikon se: “1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. 2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”

neni 10 i KEDNJ “Liria e shprehjes”, i cili parashikon se “1. Çdokush ka te drejtën e lirisë se shprehjes. Kjo e drejte përfshin lirinë e mendimit dhe liritë për të marrë ose për te dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marre parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon shtetet qe te kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve te transmetimit kinematografike ose televizive. 2. Ushtrimi i këtyre lirive qe përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund tu nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksione te parashikuara me ligj dhe qe janë te nevojshme në një shoqëri demokratike, ne interes te sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose te moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e te dhënave konfidenciale ose për te garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor”.

neni 17 i Kushtetutës së RSH, i cili parashikon se “Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

neni 120 i Kodit Penal “Shpifja”, i cili parashikon se “Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetëmijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetëmijë gjer në tre milionë lekë. ”

Nga përmbajtja dhe interpretimi i dispozitave të mësipërme, parimisht nxjerrim konkluzionin se “… liria e shprehjes dhe e informimit është e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji për këdo, por kjo liri mund t’u nënshtrohet kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj në rastet kur (veç të tjerash) prek moralin, nderin, dinjitetin dhe të drejtat e të tjerëve. Parashikimi në Kodin Penal i veprave penale të fyerjes dhe shpifjes dhe sanksionet që ato përmbajnë, janë pikërisht masat që me ligj janë marrë për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të personit.” Cënimi i këtyre marrëdhënieve passjell përgjegjësi penale. Këto veprime, për t’u cilësuar nga ligji si vepër penale duhet që:

objekt i veprës penale të jetë ndjenja e nderit dhe dinjitetit të personit, emri i mirë apo reputacioni i personit fizik a juridik, në kuadër të vlerësimit që ai gëzon në opinionin shoqëror;

Sipas nenit 120 të K.Penal, nga ana objektive i pandehuri me veprime aktive, të kundërligjshme përhap verbalisht, duke biseduar me persona të tjerë, me shkrim, etj…, fakte të pavërteta dhe të rreme për personin e dëmtuar. Në këtë kuptim autori i veprës penale duhet që:

të përhapë thënie apo, çdo informacion tjetër, me shkrim, me gojë apo në çfarëdo mënyrë tjetër;

thëniet apo informacioni të jenë të rremë, çka nënkupton se jo vetëm objektivisht ky informacion duhet të jetë i rremë, por se edhe subjektivisht, personi që i përhap ato ta dijë se janë të rreme. Ky element e dallon këtë vepër nga “fyerja”, për të cilën nuk nevojitet që informacioni të jetë domosdoshmërisht i rremë, ai mund të jetë dhe real, por diskretitues, mjafton që të cënojë ndjenjën e dinjitetit të personit;

thëniet apo informacioni të jenë konkretë;

thëniet apo informacioni të jenë diskretituese, me qëllim cënimin e nderit dhe dinjitetit të personit, të cilit i adresohen;

Nëse këto veprime bëhen botërisht apo, në dëm të disa personave apo, më shumë se një herë, vepra do të cilësohet sipas paragrafit të dytë të nenit 120 të KP;

subjekti i veprës penale të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, në rastin konkret të ketë mbushur 16 vjeç.

Nga ana subjektive, kjo kundërvajtje penale kryhet me dashje direkte. Element cilësues, pa të cilin kjo vepër nuk mund të ekzistojë është qëllimi – dashja e drejtpërdrejtë për të poshtëruar e diskretituar nderin dhe dinjitetin e personit, me qëllim që opinioni shoqëror të ndryshojë në mënyrë pexhorative, vlerësimin që ka për këtë të fundit.

Bazuar në dispozitat kushtetuese, ato të KEDNJ si dhe jurisprudencës vendase dhe asaj të GJEDNJ, theksojmë se, liria e shprehjes është një e drejtë thelbësore e garantuar nga legjislacioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e të tretëve, apo autoriteteve publike, duke respektuar kufijtë ligjor.

Liria e shprehjes, së bashku me të drejtën e informimit, si liri dhe të drejta themelore në një shoqëri demokratike janë një parakusht për të gëzuar liritë dhe të drejtat e tjera dhe garantohen nga nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Liria e shprehjes garantohet edhe nga neni 10 i KEDNJ me titull “Liria e shprehjes”. Për më tepër GJEDNJ i ka zgjeruar shumë kufijtë e lirisë së shprehjes. Kjo Gjykatë thekson se kjo e drejtë përfshin lirinë e zotërimit të bindjeve, si dhe të marrjes apo transmetimit të informacioneve dhe të ideve pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht kufijve shtetërorë.

GJEDNJ në jurisprudencën e saj ka zbërthyer raportin ndërmjet lirisë së shprehjes së individit, lirisë së shtypit, radios dhe televizionit, si dhe të drejtës së informimit, referimi tek të cilat i shërben gjykatës për zgjidhjen e çështjes objekt gjykimi. GJEDNJ i jep më tepër rëndësi disa elementëve si:

Pozicioni i kërkuesit dhe personit ndaj të cilit është shpifur;

Natyra dhe objekti i deklaratave të pretenduara poshtëruese;

Kualifikimi/cilësimi i tyre si deklarata fakti apo opinione;

Fjalët e përdorura;

Ekzistenca e provave për vërtetësinë e deklaratave të pretenduara shpifëse.

Në këtë drejtim, jurisprudenca e kohëve të fundit e GJEDNJ ka zhvilluar një metodologji, ku janë shprehur faktorët që merren në konsideratë gjatë gjykimit/vlerësimit të balancës mes nenit 10 dhe nenit 8 “E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare” të KEDNJ, të cilat janë:

Kontributi i shprehjeve me natyrë diskretituese në një debat me interes të përgjithshëm;

Niveli i famës së personit, reputacioni i të cilit është cënuar;

Argumenti i komunikimit;

Sjellja e personit ndaj të cilit është kryer shpifja përpara deklaratës së pretenduar shpifëse;

Metodat e përdorura për të marrë informacionet dhe vërtetësia e këtyre të fundit;

Përmbajtja, forma dhe pasojat e publikimit.

Me qëllim që të ketë shkelje të nenit 8 të KEDNJ, cënimi i reputacionit duhet të ketë një farë niveli ashpërsie/të ngrihet në një nivel të tillë ashpërsie, sa të kompromentojë kënaqësinë personale të së drejtës për jetë private të personit të cënuar.

Po kështu është trajtuar në jurisprudencën e GJEDNJ se çfarë lloj pohimesh shpifëse përbëjnë një ndërhyrje në “jetën private” të personit të cënuar.

Në rastin “Karakó kundër Hungarisë”, GJEDNJ u shpreh se KEDNJ mbron nëpërmjet nenit 8, aspektet thelbësore të reputacionit të individit, siguron mbrojtje “nga pretendimet apo akuza faktike të një natyre të tillë seriozisht ofenduese, saqë publikimi i tyre do të kishte një efekt të pashmangshëm, të drejtpërdrejtë në jetën private të kërkuesit” dhe jo thjesht në vlerësimin e jashtëm të individit. Cilido qoftë ky “prag”, është e qartë se GJEDNJ njeh të drejtën e “reputacionit” dhe e nxjerr atë nga koncepti i jetës private.

GJEDNJ në vendimin e saj të datës 17.12.1976 “Handyside kundër Britanisë së Madhe”, është shprehur se “Liria e shprehjes është një nga shtyllat e shoqërisë demokratike, bazë për zhvillimin e saj dhe kusht për vetërealizimin e individit. Ajo nuk mund të përfshijë vetëm informacionet dhe opinionet e perceptuara pozitivisht, ose të konsideruara si të padëmshme, apo indiferente, por edhe të tilla që fyejnë, turbullojnë, apo që janë shqetësim për shtetin ose për një grup të caktuar të shoqërisë. Të tilla janë kriteret e pluralizmit, të tolerancës dhe të hapjes, pa të cilat një shoqëri demokratike nuk mund të ekzistojë”.

Në rastin e politikanëve GJEDNJ ka theksuar se, toleranca e tyre ndaj deklaratave do të jetë më e madhe se, në rastin e personave të tjerë. Por, kurrë nuk ka parashikuar imunitet absolut ndaj personave që bëjnë deklarime shpifëse ndaj politikanëve për shkak se, para se të jenë politikanë, këta të fundit janë individë dhe si të tillë i’u garantohen të drejtat dhe liritë themelore nga KEDNJ njësoj si të gjithë individëve, sikundër është edhe mbrojtja e emrit, nderit, dinjitetit e reputacionit nga shpifja.

Gjatë viteve GJEDNJ ka vënë theksin në idenë se, kufizimet ndaj lirisë së shprehjes, të cilat prekin çështjet e interesit publik dhe që kuptohen në aspektin e gjerë, duhet t’i nënshtrohen një arsyetimi të posaçëm. Në këtë aspekt GJEDNJ ka deklaruar se “Fushëveprimi për kufizimet ndaj fjalimeve a debateve politike lidhur me çështjet e interesit publik është i vogël”. Kjo lidhet ngushtë me qëndrimin e GJEDNJ për rëndësinë e lirisë së shprehjes si një shtyllë e demokracisë.

Në një çështje tjetër GJEDNJ është shprehur se “Kufijtë e kritikës së pranueshme janë … më të mëdha kur kemi të bëjmë me politikanë sesa kur kemi të bëjmë me individë private. Në dallim nga këta të fundit, të parët në mënyrë të paevitueshme dhe me vetëdije e vendosin veten në një kontroll më të madh për çdo fjalë dhe vepër të tyre, … rrjedhimisht duhet të tregojnë një shkallë më të madhe të tolerancës.”

Ne çmojmë se, përhapja e këtyre deklarimeve nga ana e të akuzuarit Erion Veliaj, për aq kohë sa nuk ka qëllim informues, është shpërdorim i lirisë së shprehjes që mbrohet nga nenet 22, 23 e 73 të Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ, si dhe është bërë me qëllim për të denigruar e njollosur nderin, reputacionin dhe vlerësimin që ka opinioni shoqëror publik për viktimën akuzuese Znj. Grida Duma

I akuzuari Erion Veliaj, është madhor, mbi 16 vjeç, me zotësi të plotë për të vepruar dhe Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe drejtues i fushatës elektorale të Partisë Socialiste për qarkun Tiranë. Për pasojë, ai ka të gjithë aftësinë dhe kapacitetin intelektual, politik e profesional për të kuptuar:

peshën e deklarimeve të tij faktike (dhe jo opinion-bërëse),

nevojën për t’i mbështetur ato në prova ose të dhëna mjaftueshmërisht të sakta e të besueshme.

Sa më sipër arrijmë në përfundimin se, deklaratat e bëra botërisht të akuzuarit Erion Veliaj kanë qartësisht natyrë shpifëse ndaj viktimës akuzuese Znj. Grida Duma. Për pasojë, çmojmë se, me veprimet e mësipërme i akuzuari Erion Veliaj ka konsumuar plotësisht elementët e kundërvajtjes penale të “Shpifjes” së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, në dëm të viktimës akuzuese Znj. Grida Duma. Rrjedhimisht, i akuzuari Erion Veliaj duhet të deklarohet fajtor për këtë vepër penale.

Për sa më sipër, si përfundim,

KERKOJMË

Deklarimin fajtor të të akuzuarit Erion Veliaj, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes” së kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Znj. Grida Duma, parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal.