osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Hetimet e SPAK me fakte të mjaftueshme: Kush është Flutura Nuredini që dyshohet se vodhi me Silva Binon paratë e luftës kundër mushkonjave

Hetimet e SPAK me fakte të mjaftueshme: Kush është Flutura Nuredini që dyshohet se vodhi me Silva Binon paratë e luftës kundër mushkonjave

SPAK po heton tenderin e vitit 2019 me vlerë rreth 1 milion euro për luftën kundër mushkonjave.

SPAK dyshon se paratë janë ndarë mes Flutura Nuredinit, shoqes së saj, Silva Bino dhe ‘xhuxhit të tenderave’, Jonald Myzyri, në krye të Komisionit të Prokurimit Publik, zar dhe ish argat i Arbër Abazit.

Prapaskena mëson se tenderi është fituar nga kompania NGR, me bashkëpronarë Flutura Nuredini dhe Marco Genicco.

Nuredini ka marrë 38 tendera abuzivë dhe klientelistë nga Instituti i Shëndetit Publik, që është drejtuar për një kohë të gjatë nga Silva Bino.

Themi se tenderat janë abuzivë dhe korruptivë, pasi disa punonjës së ISHP, punojnë dhe paguhen nga kompania NGR e Flutura Nuredinit, pas të cilës fshihen personazhe me aktivitet të dyshimtë.

Konstatimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ky fakt implikon rëndë Silva Binon dhe Flutura Nuredinin në abuzimin e parave të luftës kundër mushkonjave.

Merret në pyetje Silva Bino

Pak ditë më parë për këtë procedurë prokurimi u pyet shefja e Departamentit te Epidemiologjise në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Por krahas kësaj të fundit, SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.

Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.

Sipas burimeve dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë proçedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.

Tenderi më është ankimuar tek Komisioni i Prokurimit Publik, aty ku është Jonald Myzyri, i njohur si xhuxhi i tenderave.

Myzyri i ka dhënë të drejtë Flutura Nuredinit. Por, skandali më i rëndë konsiston në faktin se mushkonjat nuk janë luftuar, pasi paratë janë ndarë dhe futur në xhep.