osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Historike, Tirana rrëzon për muajin janar nga “froni” Beogradin si aeroporti më i madh në rajon

Historike, Tirana rrëzon për muajin janar nga “froni” Beogradin si aeroporti më i madh në rajon

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka shënuar një rekord historik. Për herë të parë në historinë e aeroportit, sipas shifrave zyrtare të muajit që lamë pas, Tirana rrëzoi nga “froni” Beogradin duke e kaluar me numrin e pasagjerëve.

Edhe pse në mediat e huaja raportohet se Aeroporti i Beogradit ka parë janarin më të ngarkuar në histori, aeroporti i Tiranës ka shënuar shifra të frikshme. Aeroporti Nikola Tesla i Beogradit ka pritur 569.572 pasagjerë gjatë muajit janar, ndërsa Tirana 620 000 pasagjer.

Aeroporti në kryeqytetin serb ka qenë numri një i padiskutueshëm në Ballkan gjatë dekadave të fundit, por situata tashmë ka ndryshuar dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” po ngjitet në majë.

Aeroporti i Tiranës nisi t’i japë provat si më i miri që vitin e kaluar, pasi priti 7 milionë pasagjerë gjatë 2023, duke shënuar shifrën më të lart historike që ky aeroport ka patur brenda një viti. Ky është një sukses që i shtohet arritjeve të vazhdueshme të aeroportit, duke nënvizuar edhe rolin e tij në sektorin e aviocionit në Shqipëri. Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit. “Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin 2022.

Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave low cost”, deklaroi pak javë më parë z. Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i këtij aeroporti. Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

Gjithashtu, aeroporti e sheh veten të përgatitur mirë për fluksin e ardhshëm të pasagjerëve, me punonjës shtesë, pajisje të reja të trajtimit dhe zgjerimit të pikave elektronike të kontrollit kufitar do të përshpejtojnë përpunimin e pasagjerëve. Çdo gjë është gati dhe sinjali i këtij numri të frikshëm turistësh në vendin tonë vetëm për janarin, tregon se rekordi i turistëve vitin e kaluar mund të thyhet dhe Aeroporti i Tiranës po tregon se është gati për çdo sfidë.