osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Juristi Romeo Kara paralajmëron arrestimin e ish-presidentit: Ilir Meta është përfshirë në krime, trafiqe dhe korrupsion galopant! Ja pasuritë e tij dhe pse ai është gati të bëjë “kurban” edhe Monika Kryemadhin?!

Juristi Romeo Kara paralajmëron arrestimin e ish-presidentit: Ilir Meta është përfshirë në krime, trafiqe dhe korrupsion galopant! Ja pasuritë e tij dhe pse ai është gati të bëjë “kurban” edhe Monika Kryemadhin?!

Juristi i njohur, Romeo Kara ka folur dje mbi situatën politike në vend dhe sidomos për pjesën që ka të bëjë me drejtësinë. Zoti Kara është ndër të paktët që ka bërë padi për pushtetarët tanë dhe falë padisë së tij, Ilir Meta është drejt burgut. Po ashtu prangat rrezikon edhe Kryemadhi. Sakaq, Kara ka folur për dosjen “CEZ-DIA” dhe shumë çështje te tjera. Ai ka thënë se Meta ka pasuri të llahtarshme, të vëna jo vetëm nga korrupsioni, por dhe nga trafiqet. Ndër të tjera, juristi i njohur, teksa ishte i ftuari i mbrëmjes djeshme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube, ka folur edhe për dosjet e Monika Kryemadhit dhe mundësinë që ajo të “sakrifikohet” në vend të Ilir Metës për të vënë prangat. Nga ana tjetër, juristi Romeo Kara ka paralajmëruar se Rama mund të merret në pyetje nga SPAK për dosjen “McGonigal”. Kara theksoi se dosja “McGonigal” është ende e paqartë, por sipas tij, do vijë dita që të pyetet edhe Rama nëse SPAK u shkon deri në fund hetimeve. Sa i takon Sali Berishës, juristi Kara nënvizoi se SPAK u tregua zemërgjerë me të, pasi sipas tij, ish-kryeministri sot duhej të ishte në burg.

Learn more

-Zoti Kara, nuk kemi ende një produkt për dosjen “CEZ-DIA”. Keni dijeni se në çfarë faze janë hetimet dhe cilat do të jenë zhvillimet?

Dua të theksojmë dy momente. Besoj do kemi një proces penal. Edhe vetë Meta që është i kallëzuar nga unë lidhur me këtë aferë, e ka thënë para dyerve të SPAK se ka pasur një vendim të ERE të vitit 2010 me pasoja për shtetin shqiptar dhe favorizim të palës çeke. Investigimi bazohet në funksion të fakteve që mbështesin këtë fakt. I gjithë investigimi bëhet për të lidhur personat me këtë aferë. Duke parë dhe zhvillimet e fundit do të shkojmë drejt mbylljes së investigimit dhe do të kemi komunikim akuze. Ka gjasa të pakta që të mbyllet për mungesë prove.

-Këto janë pritshmëritë?

Pritshmëri, se unë nuk vë dot vulën për pjesën që kryen SPAK. Kemi një kohë të gjatë, shumë njerëz janë pyetur, por dhe nga fjala e atyre që kanë hyrë aty dhe vetë qendrimin e Metës, ai nuk e fshehu dot vendimin kriminal të ERE. Ai do të lajë duart, kurse unë për të shprehur qendrimin tim se ai është një nga arkitektët kryesorë të kësaj afere.

-Me se lidhet kjo vonesë?

Kjo dosje u mbajt nga Krimet e Rënda dhe kaloi në SPAK. Nuk ka hezitim tani. Mendoj se një pjesë e Prokurorëve kanë fituar pavarësi dhe do të godasin aty ku e do nevoja.

Learn more

-Meta para se të ikte nga Presidenca dukej se do të ishte aktiv në radhët e opozitës, por sikur është strukur. Del me qëndrime të zbehta. A lidhet kjo me teorinë se ai në prapaskenë po negocion diçka si “kap çfarë të kapësh”, që të mos përfundojë në pranga apo dënim minimal?

Ai është person i konjukturave dhe kalkulimeve. Që të arrish diçka të tillë duhet të japësh e të marrësh. Nuk e di çfarë do të japë, por politika nuk vijon dot pa moral. Po vjen dita që jo vetëm Meta, por e gjithë kjo politikë. Pavarësisht dëshirës për të vijuar se nuk vjen epoka e re pa u mbyllur kjo epokë, ku politika u vu në garë kush e kush të pasurohej në këtë rrëmujë që u krijua pas rrëzimit të sistemit komunist, Metës i ka mbaruar me kohë, edhe në aspektin ndërkombëtar e brenda. Është konsumuar në të gjitha krahët. Më shumë nga të gjithë ka ngrënë në besë gjithë të tjerët. E ka konsumuar atë aleancë. Edhe faktori ndërkombëtar ja ka dhënë sinjalin se s’ka punë me këtë person, duke parë dhe çakërdisjet me SHBA. Ai ka humbur shumë terren dhe kjo vjen pasi ke humbur dhe moralin. Nuk mendoj se çfarë të japë më. Bën lëvizje, por është i pashpresë dhe mbase i pamotivuar. Nisi edhe lobingje në Austri e vende të tjera, por nuk i eci sepse faktet janë më kokëforta se kërcënimet. Ai po pret ta marrë drejtësia se nuk ka hap tjetër. Maksimumi është të marrë disa persona rreth tij ose të shesë mikun dhe armikun e tij, Saliun.

-Thuhet se në pritje të prangave, Meta ka nisur të shesë pasuritë, t’i rregullojë e t’i kalojë te njerëz që mos t’ia faturojnë atij. Keni informacion?

Unë e perceptoj si një nga njerëzit më të pasur në vend, jo si më i fuqishëm por më i pasur. Jo rastësisht njerëzit që kanë qenë rreh tij janë bërë biznesmenë, janë pasuruar. Mbase dhe njerëz pa asnjë lloj logjike pasurimi, madje dhe shoferët e tij. Do ishte në nderin e SPAK që të merren me këtë pjesë të rëndësishme të luftës antikorrupsion. Ne kemi një ligj që ka të bëjë me pastrimin e parave, apo ligjin antimafia. Është i vetmi ligj që detyron çdo person të provojë ligjshmërinë e pasurisë. Ky direkt e ka shkelur këtë se nuk ka matematikë që justifikon pasurinë e tij. Rasti i pallatit, vila te Gjiri i Lalësit, etj. Ai duhet të dalë para organit të akuzës dhe të justifikojë pasuritë. Kjo pasuri nuk vjen vetëm nga korrupsioni, por dhe nga trafiqe dhe veprimtari të tjera. kriminale.

Learn more

– Ndërkohë thuhet “underground” se Ilir Meta po tenton që t’i shpëtojë prangave duke bërë “kurban“ bashkëshorten, Monika Kryemadhi. Keni dëgjuar ju për këtë?

Këta kanë dhënë shembullin më të keq politik se si një familje mund të imponohet, pra të dy në parlament, të dy marrin partinë, kanë familjarizuar politikën, as Enver Hoxha nuk ka guxuar ta bëjë këtë. Edhe për çudi u eci, por në këtë rrumpallhane që kemi patur në mbi 30 vite, kështu ndodhi dhe besoj se edhe këta vetë me atë që bënë i dhanë këtë konotacion politikës.

– Po nuk është pak e tepërt për ta besuar këtë që unë thashë?

Ka patur një lloj estrade, edhe gjëra qesharake e jo dinjitoze në këtë marrëdhënie që kanë krijuar këta të dy me njëri-tjetrin në raport me politikën, ku dikush i ka rënë gozhdës e tjetri patkoit. Kanë thënë vetë që ka dalë Monika në dakordësi me Lulin apo me Berishën nga Parlamenti, dhe shitën mandatet apo nuk hynë në zgjedhje pa më dëgjuar mua etj, etj. Në një moment unë i shoh ata që bëjnë sikur nuk merren vesh por në fakt janë një.

– Janë burrë e grua, normalisht. Janë një familje…

Po mirë, burrë e grua janë, por nuk janë dhe kaq të sinqertë te kjo që e servirin.

– Është secili për hesap të vet?

Për hesap të familjes së tyre, mund ta pranojnë që njëri të marrë përsipër kusurin e tjetrit, që dikush të vazhdojë në familje dhe të mbijetojë ajo që mund të mbijetojë nga goditjet e drejtësisë

– Pra e quani sakrificë të dakordësuar?

Të kalkuluar.

– Të kalkuluar duke bërë llogari është ideja…

Janë kalkulues, por jo të devotshëm, nuk mendoj se vjen nga devotshmëria apo nga meraku që Meta ka për drejtësinë

– Me dosjet që janë duke u hetuar nga SPAK, sa e rrezikuar është Monika Kryemadhi për tu arrestuar?

‘CEZ-DIA’ është dosje shumë e madhe dhe ishte pak e vështirë, unë e kuptoj. Kurse lobingjet dhe operacionet e zonjës në fjalë që thotë mua po më godasin për bukurinë që më ka bërë nëna, janë më të lehta. Se realisht unë kam parë me fakte që janë dhënë në media, janë më të lehta për tu verifikuar.

– Kujtojmë që zonjës Kryemadhi para pak kohësh SPAK i ka sekuestruar edhe disa sende personale, si celulari për shembull…

Po pra, janë më të lehta për t’u verifikuar sepse nuk janë bërë deklarimet tek ne, por janë bërë pagesa për shembull në spital. Kemi dhe raportin me kompanitë ruse dhe greke, të përfshira në Qipro, por që gjenden kollaj. I mohoi në fillim zonja. Na doli që kishte dalë në kufi, ishte kthyer për punë dy-tre orësh, pra kishte bërë veprime bankare atë ditë. Ka qenë gazetari Doçi që e kishte konstatuar atë fakt, e kemi trajtuar dhe në media. Besoj që duket çështje e vogël por në përfundim kemi qindra mijëra euro e dollarë të investuara për shëndetin e saj, për pamjen e saj edhe për lobingjet që kanë bërë si parti. Pra kemi dy raste të tilla, edhe për lobingjet që janë bërë nga LSI në funksion të Metës, janë investuar në mënyrë të jashtëligjshme, pra nuk i kanë deklaruar në KQZ etj. Kemi dhe pastrim parash, kemi dhe operacionet.

– Në këto kushte besoni se do të ketë dy të arrestuar në familjen Meta-Kryemadhi?

Unë mendoj që, pavarësisht se do duket si e rëndë, vetë i kanë hyrë dhe kanë marrë këtë risk për të qenë protagonist në politikën e lartë dhe në korrupsionin e çmendur që ka sunduar politikën. Njerëzit këtu nuk hyjnë për t’i dhënë Shqipërisë, por hyjnë për ta shqyer. Këta janë dy kryesorët, nëse nuk mbajnë këta përgjegjësi, kush do të mbajë? Këta të dy, janë dy nga frymëzuesit më të mëdhenj të politikës. Mos të harrojmë fjalën nga Bruti pasi u vra Çezari: Nuk e vramë se ishte i korruptuar, por sepse frymëzoi të tjerë. Edhe puna e këtij çifti, mund të jenë të ndryshëm në mbiemër por janë njësoj në sojin e tyre në korrupsion. Të dy janë simbol të korrupsionit politik.

-SPAK ka hapur dosjen McGonigal, cili është mendimi juaj për vazhdimësinë e saj dhe a do thirret Rama për tu marrë në pyetje?

Amerikanët pyesin dhe direkt nuk e kanë problem. Duhet parë procesi në SHBA se ndoshta s’kemi informacionin e plotë.

-Ai ka pranuar gjithçka…

Nëse SPAK ka hapur procesin edhe Rama do të thirret.

-Deri këtu do shkohet apo SPAK do progresojë?

Nëse SPAK i ka provat si thoni ju për të goditur, do e kishte bërë. Por mendoj se SPAK fillimisht duhet të na të sqarojë.

-A ka përgjegjësi Rama për dosjen “McGonigal”?

Ai ka folur atje ka folur dhe e dashura e tij. Është një çështje në prapaskenë, jo e skenës. A do të kemi Ramën apo dikë tjetër që është marrë me të dhe puset e naftës, nuk e di. Por mendoj se është dikush tjetër. A ka shkuar Rama kaq i pakujdesshëm? Politika shqiptare e një vendi të vogël ka nevojë dhe për prapaskenë. Ka qenë ky akt për të rritur influencën e Shqipërisë te një fuqi e madhe? Te Trump ne kemi pasur një lloj vakumi se ai ka pasur një lloj dashamirësie me Putinin. Kishte një tërheqje të SHBA në rajon. Qeverisja e Biden ka qenë haber i mirë për tu rikthyer SHBA në Ballkan. A ka qenë dakordësi në një politikë pro presidentit të Amerikës apo jo? Po guxoj ta lexoj si politikan. Nga ana juridike na duhen prova. A do jetë aferë për Ramën? Duhet dhe ca kohë.

-Duke kaluar te rasti i Sali Berishës. Si e shihni masën nda tij? Ai nuk kishte rrezik për tu larguar. Ishte nevojshme jo?

Heqja e imunitetit parashikohet vetëm te arrestimi. Atij nuk ju prek liria për të shkuar në Parlament dhe ushtruar detyrën e deputetit. Masa e sigurisë vendoset në 3 raste dhe e katra që nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Kur personi kryen vepër tjetër penale, kur cenon integritetin e procesit dhe unë habitem si nuk i kanë hapur proces tjetër sepse ka ofenduar gjyqtarë e prokurorë. Dhe që mund të largohet. Nëse Berisha është burrë që nuk ikën, burri që është burrë nuk e shkatërron vendin e tij. Ai s’ka lidhje fare me burrin. Nëse mua populli me beson të menaxhoj vendin, unë do lija pas dore edhe familjen time. Atë e bëri zoti nuse dy herë dhe tregoi se është i pandryshueshëm. Vetëm burrë nuk është.

-Nuk shihni asnjë shkelje?

Asnjë shkelje, por e ka marrë me të mira. Si duhej të ishte në burg. /Intervistoi Rigels Seliman