osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ilir Meta i implikuar në zhdukjen e Eduard Belegut, pasuritë i ka kaluar në emër të shoferëve të tij dhe Monikës

Ilir Meta i implikuar në zhdukjen e Eduard Belegut, pasuritë i ka kaluar në emër të shoferëve të tij dhe Monikës

Dëshmia e Dritan Priftit, e shoqëruar me detaje, rrethana konkrete, emra personazhesh dhe fakte, zbardh një pjesë të veprimtarisë kriminale të Ilir Metës, i konsideruar gjerësisht si koka e krimit dhe korrupsionit në Ballkan.

Në pjesën e dytë të dëshmisë, dhënë pas publikimit të videoskandalit të Ilir Metës me bllok në dorë, Prifti hedh dyshime të forta se Meta është implikuar në zhdukjen e Eduard Belegut, dëshmitarit kyç të trafikut të naftës virgine nën drejtimin e Agron Kuliçajt, i dyshuar për elimimin e Kosta Trebickës. Para se të zhdukej Belegu, Meta i kishte kërkuar Priftit largimin e tij si këshilltar dhe se kishte frikë nga prokuroria.

Shqetësimi i Metës krijon dyshime për implikimin e tij edhe në skandalin e trafikut të naftës me Kuliçajn. Prifti flet me emra konkretë, tek të cilët Meta ka kaluar pasurinë e tij. Prifti thotë se një pjesë të pasurisë Meta e ka kaluar në emrin e shoferëve të tij dhe Monikës.

-Koncesion dhënë një miku, këtë koncesion Meta nuk e ka bërë?

Nëse do të qëndrojmë këtu po e them se ai këtë nuk e ka bërë sepse unë atij disa herë i kam thënë se këtë bisedë ia kam regjistruar për ti dhënë vëllezërve Tolaj këtë koncesion. Por është tepër e qartë si kristali kërkesa që ka bërë ai që këtë koncesionin, sot mbaroje sot se ata janë gati për të dhënë lekët.

Shumë e qartë, është tepër e qartë. Më vjen mirë që është me sekonda dhe nuk ka asnjë shkëputje. E kanë fituar dhe unë këtë punë e kam studiuar, kjo punë ka mbaruar. Më vjen keq që ka dal emri i një zonje të nderuar, Shpresa Beçajt është e vërtetë që vajza e saj ka shkuar në Vjenë dhe është e vërtetë atë që deklaroi Meta se këtë punë e mbyll unë deri në fund.

E filloi me një kërkesë, për punësim të Tur Handarit që është oficer policie sot, që ka qenë shef i madh në Armo e Albpetrol kur ka qenë Meta kryeministër, iku nga puna dhe i ka sot Albetrolit para borxh, sot është në gjyq si ta merrja unë këtë dhe ta bëjë drejtor të inspektoratit të naftës për Tiranën ose për Durrësin. Ai sot është në policinë e shtetit me atë historik problematik në sektorin e naftës unë nuk mund ta bëja.

Ndaj erdhi Meta i inatosur në zyrë për të kërkuar llogari. Episodi tjetër për të anulluar një tender tjetër në Albpetrol. Më thotë anulloje mos e zvarrit. Po të kesh një post politik nuk ka rëndësi as ligji, as morali, as konkurrenca e tregut, unë të jap urdhër, jam kryetari yt, zbatoje.

Nëse do e doja atë më tepër se fëmijët e mi do e zbatoja. Nuk mund të ndërhyja në një tender të Albetrolit ku ishin ftuar më tepër se 15 kompani, unë kisha 2 muaj që nuk i jepja rrogat Alpetrolit se nuk shitej asnjë litër naftë, Albetroli ishte para shkurtimeve. Si të anuloja tenderin. Për këto qejfmbetje erdhi ajo që erdhi nga pas që u prishën marrëdhëniet dhe që unë u largova.

-Në Amerikë regjistrimet në pronën tënde nuk ka nevojë të marrësh leje nga askush. Përgjigjen ligjore do e japë prokuroria. Biseda juaj me Metën, komportimi ndaj presioneve të tij me listën e kërkesave, rezistenca e tij duket e pakët ndjehet bashkëfajtor Prifti?

Qëndrimi im, doja që Meta të fliste nuk mund ta bëja të dyshonte se isha duke regjistruar. E vërteta është se asnjërën nga kërkesat e tij për favorizime të jashtëligjshme unë nuk e kam zbatuar.

Jo vetëm këto që janë të përmendura në këtë video, por në asnjë rast asnjë nga kërkesat e paligjshme të tij nuk i kam zbatuar. Kam bindjen e plotë se në atë detyrë jam shërbëtor dhe jo për të shkelur ligjin. Më vjen mirë që Meta nuk më kuptoi se po e regjistroja dhe e zbrazi barkun.

-Shifra 700 mijë euro? Meta e përmendi shifrën 700 si dëm shkaktuar këtij biznesmeni për shkak të zvarritjes?
Mund të sajojë çdo justifikim për 700 mijë euro që ofroi për të dhënë këtë koncesion. 7% dhe 700 mijë euro m’i ofronte mua, sesa ishte pjesa e tij në para nuk e di, ai kishte 20% dhe i kishte vënë në emrin e Fatmir Merkaj, ose në emër të firmës së tij.

Është person i mirë, më duket se ka qenë ish shofer i Metës, shumë pallate në Tiranë, Dhërmi më thonë se janë të Metës por nuk e di. 20% që ka tek kompania e vëllezërve Tolaj është i tij dhe i Ilirit, Ilir Meta e kishte pjesën e tij veç.

-Prokuroria bëri deklarim për hetimet, deklaroi se hetimet do të vazhdojnë për koncesionet. Mendoni se ky koncesion i padhënë do të përfshihet në këto hetime?
Ilir Meta ia ka dhënë një bashkimi tjetër kompanie, Kurum dhe kompanisë Doko nga Elbasani, ai ia ka dhënë tenderin të tjerëve.

-Akuza ndaj këtyre që e kanë marrë?
Nuk kam informacion si e kanë marrë, ka vendosur komisioni apo jo, është bërë pasi kam ikur nga ministria, akuza ime është se Meta më ka bërë presion dhe ofertë të paligjshme për t`ia dhënë vëllezërve Tola.

-Meta tha se nuk ka të drejtë zv/kryeminsiri të ndjekë problemet e miqve të tij?
Ka të drejtë të plotë, por nuk ka të drejtë të kërkojë gjëra të paligjshme, e ka të drejtë dhe e ka bërë këtë rëndom por nuk ka të drejtë të bëjë gjëra të jashtëligjshme.

– Meta përmend kryeministrin dhe prokurorinë në bisedën tuaj. Biseda është e marsit 2010, flitet për prokurorinë, më duket sikur dëgjoj një herë emrin Belegu një herë mbiemrin Stojku? Është zhdukur dhe Eduart Belegu në mars të 2010?
Kam diskutuar në prokurori vetëm për pjesën e zbardhur nga emisioni “Fiks Fare”, jam i disponueshëm të shkoj sa herë të jetë e nevojshme.

Përmendja e kryeministrit kur bisedonin për të zëvendësuar drejtorin e KESH, u përmend Stojku. Meta më kërkonte të emëroja drejtorin aktual të bëjë këtë ndryshim dhe unë i thashë se është mirë të kemi konfirmim nga kryeministri, ai më tha se kryeministri është dakord.

Një ok për një emërim, drejtor të përgjithshëm të KESH. Kontekstin e prokurorisë nuk e mbaj mend plotësisht mund të ketë qenë për Belegun. Bëhet fjalë për të tjerë, mund të ketë qenë Belegu, ku Meta më thoshte se ki kujdes se prokuroria mund të veprojë. Meta ma ka përmendur mikun tim disa herë, më ka kërkuar disa herë ta largoja nga detyra, mbase mund të ketë qenë në kontekst me atë.

Pjesën e prokurorisë të jem i sinqertë nuk e mbaj mend mirë.
-Nikoll Lesi ka deklarua se do të nxjerrë emrat e 3 ministrave të korruptuar, keni dijeni për emrat e tyre?
Ilir Meta dhe Genc Ruli, për të tretin nuk dëshiroj të abuzoj.

-Reagimi i kryeministrit si mendoni se do të ishte nëse prokuroria vërteton autencitetin e kasetës?
Prokuroria ta deklarojë para se të mbyllë hetimet, për 3-4 ditë mund të verifikohet, nëse nuk ka ekspertë të merren ekspertë të huaj. Prokuroria për vërtetësinë e tyre që ka dhënë “Fiks Fare”, duhet të jap një deklaratë.

Nëse thotë se faktet e Fiks Fare konfirmohen nga versioni origjinal mendoj se qeveria e gjithë duhet të japë dorëheqjen dhe Berisha të vijë në parlament të kërkoj mazhorancë të re. Për Shqipërinë do të ishte mirë të shkonim në zgjedhje të parakohshme. Kjo qeveri nuk jep shumë shpresa siç është ngjizur.
-Deklaratat e Metës?

E mora vesh që kishin fituar vendimin e apelit, ma thotë ai dhe personi në telefon i them meqë e keni fituar ma dërgoni me protokoll.

– Keni pasur kërcënime të reja?
Kam pasur 2-3 mesazhe që pas videos së “Fiks Fare”, sharje, ofendime, jo kërcënime të drejtpërdrejta. Ky mafiozi, më duket kaq komik që flet se e njoh kush është, hiqet komplet si njeri tjetër, ky vazhdon përditë e kërcënon. Nga celulari i tij më kanë ardhur kërcënime, mos i turpëro katër fëmijët e tu.

Njësoj si mesazhet e mafies, ka tre muaj që kur ka shkuar atje, ka kthyer përmbys ministrinë, ka kontrolluar çdo firmë timen. Ka marrë policë në administratë, ata kanë vendosur kamera të fshehta dhe thërrasin administratën për ti bërë presion, të gjitha firmat që për një vit mund të kenë pasur marrëdhënie me ministrinë.

Ky dhe Agron Kuliçaj, disa nga firmat më kanë thënë. I kërkojnë të shpifin për mua, po kthejnë çdo gjë përmbys për të më bërë kërcënime që ta çojnë në prokurori. Terror.
-Posti i ministrit të Ekonomisë para dhe pas jush është përfshirë nga këto skandale, vetëm pjesa juaj ka mbetur e pa prekur?

Për një vit që kam qenë në detyrë nuk ka pasur akuzë publike, për pasurinë kanë qenë akuzat para se të bëhesha ministër. Pasuria nuk ka pasur lidhje me detyrën. Por ky burri që flet se do vijë një ditë që do të bëhen gjërat transparente, është pjesë e një skenari ogurzi për Shqipërinë.

Bashkë me Berishën, Bashën dhe me ndonjë tjetër, kanë bërë plan me çdo mënyrë ti marrin Ramës bashkinë e Tiranës, ndaj ky dhe Luli rrinë nga mëngjesi deri në darkë bashkë. Në çdo mënyrë, pastaj Meta po të them skenarin që e kam dëgjuar prej tij, me disa njerëz që janë brenda PS dhe jashtë do të marrë fushatë për tu bërë kreu i opozitës.

Ai ka skenar, që pasi Rama të humbë bashkinë ti sulet Ramës për të marrë kreun e opozitës. Imagjinoni sa skenar ogurzi është për Shqipërinë. Që këta njerëz të kenë opozitën dhe qeverinë. Në atë kohë nëse kjo do të ndodhë nuk do të jetoj më në Shqipëri. Është një skenar i paparë.

-Bëni deklaratë për një skenar që është thënë nga Meta mbi të ardhmen e opozitës pas marrjes së bashkisë së Tiranës me ndihmën e Metës?

Skenar i Metës që të rikthehet në drejtim të saj, të marrë PS dhe të drejtojë opozitën shqiptare. Kam informacion tepër të saktë dhe në takimet që ka pasur me Nanon kjo ka qenë pjesa kryesore, sesi ata do të kthehen njëri president dhe tjetri kryetar opozite. Fiksimi i Metës, dhe ndaj ai nga mëngjesi në darkë i shërben Bashës, është që Rama të humbë bashkinë e Tiranës që ai ta sulmojë për ta hequr nga kreu.

Do i blejë votat nga asambleja në KPD. Në 2001 më ka kërkuar 500 mijë marka gjermane për të blerë votat. Ai është njeriu që shqiptarët vetëm nëpërmjet kësaj video e njohin se kush është në të vërtetë. Asnjë efekt tjetër nga drejtësia, më mjafton që shqiptarëve i kam treguar se kush është ai burrë. Ai këtë skenar e bisedon edhe me njerëzit brenda grupit parlamentar të PS.

-Në video-kasetë keni përmendur një emër, me një numër telefoni, Bekim Halilaj. Personi që ju keni përmendur në videokasetë. Kur është bërë ankandi i parë në Albpetrol a më ka ftuar ndonjëherë në shtëpi dhe ç’më ka thënë për z. Tom Doshin që më ka mik?

Bekimi ka qenë disa orë dje me Metën. Ka marrë në telefon Doshin dhe i ka thënë: Jam me atë mikun tonë dhe kur do të pimë një kafe. Është mik me Tom Doshin, është prezantuar nga unë. Jemi takuar disa herë në hotel “Rogner” me Bekimin.

Nuk e mbaj mend ta kem ftuar në shtëpi mund të ketë ardhur kur kam qenë pa qejf, është miku i Ilir Metës. Fakti që Meta kërkonte t’i jepte atij ankandin e 30 mijë tonë të Albpetrolit, ky ka marrë pjesë në atë ankand. Nuk ka pasur dokumentet në rregull dhe komisioni atje e ka skualifikuar.

– A ka Prifti ndonjë hobi si gjuetia apo peshkimi? Keni frikë për sigurinë tuaj personale?
Përafrohet me ish mikun tim Kosta Trebickën që u vra kur shkoi në gjueti. Ai u vra. Për këtë unë nuk kam informacion, as prova. Unë jam i frikësuar për familjen time. Nuk kam absolutisht frikë nga vdekja për veten time, nuk dua t’ia dij fare. Njeriu një herë lind, një herë vdes.

Jam i frikësuar për familjen time, brenga e vetme që atyre i kam çuar rrezikun e jetës. Por me mënyrën time përpiqem që t’i mbroj. Ilir Meta është njeri jashtë mase i rrezikshëm. Mjafton të shkosh të marrësh videot, që regjistrohen kush hyn e kush del, për një javë në zyrën e ministrisë së tij, do të kuptosh se njerëzit që hyjnë tek zyra e tij i kanë bërë 100 vjet burg.

-Do përballeni me Metën?

Ilir Meta është një person me intelekt nën mesatar. Nuk mund të më afrohet fare mua në këtë kuptim. Ka mbaruar shkollën, është bërë deputet dhe nuk ka bërë asnjë ditë punë si gjithë shqiptarët. Direkt me politikë është marrë e ka pasur lehtshëm. Meta i është dukur misterioz njerëzve se ka pasur kokëfortësi që ngulte këmbë për diçka dhe e bënte. Vetëm kjo është pjesa e dhunës. Përsa i përket nivelit të intelektit, në çdo lloj konkursi njohurish, të dalë me mua jam i gatshëm të dal nesër përballë tij.
– A ka video të tjera?

Meta ka marrë në punë Astrit Banushin si drejtor të përgjithshëm. Ai rrinte pas derës sime se donte t’i firmosja një pagesë prej 200 milionë lekë për abuzime për gjoja kursin e këmbimit, unë nuk ia bëra. Më pak se një muaj pas largimit tim, Meta i firmosi 200 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Dhe ky burri, ka rolin e policit dhe e thërret të gjithë stafin dhe i thotë ç’të ka thënë Dritani. Di çdo firmë që ka hedhur ai. Javën e fundit kompania CEZ bëri një mbledhje bordi. Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra ishte e përmbytur për t’i kërkuar CEZ, që t’i jepte një kontratë Kastriot Ismailajt.

Ka dosje për aktivitetit e tij. Do që CEZ t’i japë kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra, 50% i merr ky 50% i shkojnë CEZ. Borxhe janë shumica e institucioneve shtetërore. Ai çdo ditë, çdo firmë që hedh bën abuzime. Të shkojë prokuroria për lejet minerale, nuk lejohet të jepet asnjë leje. Ai ka dhënë leje minerale kur ligji nuk e lejon sot. Procesi i privatizimit i bllokuar komplet, ai nuk firmosë asnjë.

Në ministrinë e Financave ka 3 muaj që nuk ka çuar asnjë dosje për privatizim të ri. Ai nuk do të privatizojë Albpetrolin se i duhet për të vijuar tenderat e ankandit. Po të them për videon. Kam dokumente të tjera që do i publikoj shumë shpejt, brenda disa ditëve./Pamfleti