osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zbardhet formula e Ramës për Kodin Zgjedhor: Lista 100 % të hapura, fituesit i “cakton” kryetari

Zbardhet formula e Ramës për Kodin Zgjedhor: Lista 100 % të hapura, fituesit i “cakton” kryetari

ABC NEWS ka zbardhur formulën e kryesocialistit Rama se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura.

Së pari, sic thuhet në dokumentin e lexuar nga ABC News, votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët që do të ofrojë partia në fjalë.

Nje format i fletes se votimit me sistemin e ri. Majtas votohet per partine dhe me pas zgjidhet numri i kandidatit
Por këta kandidatë, do të jenë renditur nga kryetari sipas preferencës së tij, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues.

Pra, lista do të jetë parimisht 100 % e hapur.

Pasi të mbyllet votimi, si fillim do të bëhet numërimi i votve për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila.

Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti.

Por si do të bëhet kjo llogari?

Këtu fshihet dhe hilja e këtyre ndryshimeve, të cilat tregojnë se emrat e renditur nga kryetari i partisë në fillim të listës janë të mbrojtur dhe me shanse të larta për të fituar.

Për shembull marrim qarkun e Shkodrës që ka gjithësej 11 mandate dhe cdo parti ka dorezuar një listë me nga 11 kandidatë të renditur me preferencë kryetari e jo me short apo rend alfabetik.

Nëse Partia Socialiste në qarkun Shkodër ka marrë 50 000 vota dhe ka fituar përmes tyre 5 mandate, llogaritet se një mandat deputeti korrespondon me 10 mijë vota.

Deri në këto momente fitues llogariten 5 kandidatët që kryetari i partisë ka renditur të parët.

Shembull hipotetik i ndarjes se mandateve sipas formules se re
Renditja mund të prishet vetëm nëse poshtë vijëa së kuqe ka kandidatë që janë votuar më shumë se sa ata që janë sipër vijës.
Po kjo nuk mjafton. Përvecse më të votuar, emrat poshtë vijës që të kalojnë në listën fituese duhet të kenë kaluar dhe pragun e votave mesatare. (Në rastin e shembullit tonë duhet të kenë marrë të pakten 10 001 vota).

Në këtë rast, kandidati kalon në listën fituese duke spostuar emrin e fundit të renditur nga partia në pjesën fituese (gjithnjë nëse është më i votuar se sa ai). Pra sipas këtij shembulli, digjet i rendituri i 5-ti. Tjetri sposton të 4-tin, e me radhë.

Pra emrat e votuar më shumë se mesatarja që janë poshtë vijes së kuqe, “vrasin” me radhë nga fundi të preferuarit e kryetarit. Kjo bën që të renditurit në fillim ta kenë thuajse të garantuar fitoren.

Një grua brenda listës preferenciale nuk mund të spostohet nga një kandidat burrë, por vetëm nëse një kandidate grua poshtë vijës së kuqe ka më shumë se numri mesatar i votave me të cilin partia në fjalë ka fituar një mandat.

Në këtë mënyrë, socialistët i japin zgjidhje edhe “merakut” të tyre për barazinë gjinore.

Ngelet për tu parë nëse kjo formulë e shkruar nga mazhoranca do të pësojë ose jo ndryshime gjatë tryezës së negociatave në Këshillin Politik. /abcnews.al