osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ilir Meta në gjunjë para Berishës, bllokon negociatat me Greqinë

Ilir Meta në gjunjë para Berishës, bllokon negociatat me Greqinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ktheu ditën e djeshme sërish mbrapsht ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sa i takon negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo është hera e dytë që Ilir Meta nuk i jep plotfuqishmërinë Bushatit për të vijuar me bisedimet me shtetin grek për paktin e ri detar dhe çështje të tjera sensitive. Herën e parë kreu i shtetit vendosi të bllokojë negociatat, teksa si argument për këtë qëndrim dha mungesën e informacioneve dhe të transparencës.

Ndërkohë, sipas burimeve, të njëjtën gjë Ilir Meta e ka bërë edhe dje, duke i kthyer përsëri përgjigje negative ministrit socialist për plotfuqishmërinë. Ai ka vendosur që përmes një letre me 9 faqe të nisur në orët e mbrëmjes drejt Ministrisë së Jashtme të kthejë përsëri kërkesën e Ditmir Bushatit për autorizim për negociatat me shtetin fqinj. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe vetë Presidenti, i cili gjatë një interviste televizive e pranoi se MEPJ ka reflektuar, por kërkesa duhet të plotësohet më tej.

Sipas informacioneve, Presidenti nuk i ka konsideruar si të mjaftueshme informacionet e dërguara së fundmi nga Ditmir Bushati, teksa bëhet me dije se Meta është i pakënaqur me detajet e takimeve kokë më kokë që ministri jonë ka kryer me homologun e tij grek. Madje sipas tij, në dosjen shtesë të dërguar nga Bushati mungonin edhe platforma e bisedimeve, strategjia, titulli dhe objekti i negociatave, informacionet mbi hapësirat detare. Ai ka theksuar se mes negociatorëve duhet të ketë më shumë ekspertë. Me pak fjalë, Meta ka kërkuar të njëjtat gjëra si herën e parë, duke përsëritur kërkesën nga e para.

Meta i përgjigjet Berishës

Përmes kësaj lëvizjeje, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj drejtpërdrejtë apelit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë. Ky i fundit shpërtheu në akuza kundër  kolonel Artur Meçollarit dhe iu drejtua publikisht Metës që të zbatojë Kushtetutën dhe duke i dërguar mesazhe të heshtura që duhet të bllokojë sërish bisedimet me shtetin grek.

Ndërsa ditën e djeshme Presidenti siç duket ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht këtij apeli, duke e kthyer mbrapsht përsëri ministrin Bushati. Nga kjo lëvizje faktohet edhe një herë aleanca mes ish-kryeministrit dhe Metës, pasi edhe herën e parë kreu i shtetit bllokoi negociatat pas bisedimeve që pati me ish-presidentët e tjerë, mes tyre edhe me Sali Berishën.

Bllokimi i mëparshëm

Disa ditë më parë Ditmir Bushati, në zbatim të Kushtetutës, iu drejtua Presidentit të Republikës, Ilir Meta me një shkresë ku i kërkonte plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë. Por Meta vendosi t’i përgjigjej negativisht Bushatit, duke deklaruar në kundërpërgjigjen e tij se kishte mungesë transparence dhe informacioni. Ai evidentoi 3 çështje që sipas tij kishin nevojë për rishikim: objekti i negociatave, të dhëna konkrete se çfarë do të diskutohet mes palëve dhe mungesa e negociatorëve. Pas kësaj Bushati i dërgoi një dosje voluminoze, ku përfshiheshin edhe emrat e 12 negociatorëve, por pavarësisht kësaj, Meta e konsideroi të pamjaftueshëm informacionin e marrë./Sot