osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Implikimi i Sali Berishës, Avenir Pekës dhe gjyqtares milionere në rrëmbimin e 7.5 mijë m2 tokë te Garda

Implikimi i Sali Berishës, Avenir Pekës dhe gjyqtares milionere në rrëmbimin e 7.5 mijë m2 tokë te Garda

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha, ish-zyrtarë të pushtetit të tij dhe gjyqtarë të shkarkuar për pasuri marramendëse të pajustifikuar, janë investuar fort për të tjetërsuar pronën publike tek Garda e Republikës, për të kaluar në pronësi të tre personazheve, për interesa të errëta. Por ndryshe nga ish klubi Partizani, pronë të cilën Berisha arriti ta tjetërsonte për të ngritur më pas 19 kulla dhëndri i tij, prona tek Garda edhe mund të shpëtohet.

Tre ditë më parë, Ministria e Drejtësisë kallëzoi dy ditë më parë në SPAK gjyqtaren Klorinda Çela, e cila firmoi vendimin e radhës për tjetërsimin e rreth 7.5 mijë m2 tokë publike tek Garda e Republikës, pranë Liqenit Artificial, në favor të Pandora Kazanxhi, Aishe Përnaska dhe Leonidha Nishku, të cilët pretendojnë se janë ish pronarë. Sipas ministrisë, Çela ka marrë një vendim abuziv para se të shkarkohej nga Vetingut për një pasuri të pajustifikuar me vlerë rreth 550 mijë. Bashkëshorti i gjyqtares, Ken Dhima, pasi nuk mbulonte me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë mbi 600 mijë USD.

Implikimi i Pekës dhe Berishës

Pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij u angazhuan duke firmosur me nxitim vendimet e fundit për tjetërsimin e pasurive publike para së të linin zyrat e pushtetit. Kështu, në 20 gusht 2013, ish kreu Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avenir Peka, heq 7554 metra katror nga territori i Gardës së Republikës, me qëllim për t’ua kaluar në pronësi personave Pandora Kazanxhi, Aishe Përnaska dhe Leonidha Nishku. Avenir Peka është vëllait i Çim Pekës, gazetarit pranë televizionit të Berishës.

Në 2 shtator 2013, disa ditë para largimit si kryeministër, Sali Berisha vendos kalimin e pronës publike në pronësi të treshes Pandora Kazanxhi, Aishe Përnaska dhe Leonidha Nishku. Kjo ishte edhe mbledhje e fundit të qeverisë Berisha. Lëvizjet duken të koordinuara në mbështetje të interesave të fuqishme, ndoshta edhe të planeve për të ndërguar në një nga zonat më të lakmueshme të Tiranës.

Në 30 shtator 2013, kryeministri Edi Rama shfuqizon vendimin e Berishës, duke goditur kështu planin për tjetërsimin e pronës publike.

“Shfuqizohet vendimi nr. 774, datë 5.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr. 815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës”, thuhet në vendim.

Kallëzim penal për Avenir Pekën

Në prill 2014, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dorëzoi një kallëzim penal në Prokurori për ish-kreun e këtij institucioni Avenir Peka dhe 3 zyrtarë të tjerë, pikërisht për pronën tek Garda. Sipas kallëzimit në dosje mungojnë konfirmimet nga institucionet përgjegjëse në zbatim të ligjit në fuqi, janë shmangur korrespondencat dhe bashkëpunimi me autoritetet kompetente në administrim të të cilave ka qenë prona e kthyer, janë konstatuar shkelje në procesin e aplikimeve, verifikimeve në terren, shqyrtimit të akteve nga grupi i punës dhe shqyrtimi nga sektori juridik.

Sipas kallëzimit janë kthyer veprime të paligjshme dhe në kundërshtim me ligjin Nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, VKM nr. 255, datë 13.04.2010 “Për procedurat e mbledhjes, përpunimit dhe administrimit të akteve të subjekteve që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës nga punonjësve përgjegjës të cilët kanë dëmtuar dhe interesat e institucionit “Garda e Republikës”. Kallëzimi kishte fatin e qindra dosjeve të mbyllura nga prokuroria.

Tre padi civile

Krahas kallëzimit penal, në gjykatë është referuar edhe tre padi civile, për të shpëtuar pronën nga tjetërsimi. Padia është bërë nga Garda e Republikës. Sipas padisë, Avenir Peka ka gabuar, duke e konsideruar të gjithë sipërfaqen e kthyer tek privatët si “shesh”, ndërkohë që një pjesë e sipërfaqes prej 7554 të kthyer tek privatët është e zënë me objekte, në pronësi dhe përdorim të Gardës së Republikës. Nga ana tjetër, neni 7 i ligjit nr. 9235 parashikon se nuk kthehen pasuritë e paluajtshme që i shërbejnë interesit publik dhe që shërbejnë për mbrojtjen kombëtare. Prona në fjalë duhej të kompensohej financiarisht, por jo të kthehej fizikisht, pasi i shërbente sigurisë kombëtare si pjesë e Gardës. Beteja civile ka vijuar për vite me radhë sa në shkallën e parë në Apel.

Plani për qendër fëmijësh

Në korrik 2018, përmes një VKM-je, 25 mijë m2 tokë që i përkiste Gardës së Republikës i kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës. Në shtator të këtij vitit, Ministria e Kulturës hapi një tender për projektimin e një objekti/qendre të re multi funksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve. Objekti ishte parashikuar për t’u ndërtuar tek Garda e Republikës.

Hyn në lojë gjyqtarja milionere

Një javë më parë, kryeministri Edi Rama, tha se një gjyqtare kishte bllokuar projektin për qendrën e fëmijëve tek Garda, pasi kishte pranuar një sigurim padie të pretendentëve të pronës.

“Po ju jap një rast për ilustrim. Angazhohet qeveria e Shqipërisë për qendrën e fëmijëve me teatër kukullash, me skema teatrore, përcaktojmë vendin tek ish Garda, prona është e shtetit, bëjmë projektin, japim financimin dhe çfarë ndodh? Kur jemi gati të fillojmë punën, na del që një gjykatëse ka bërë sigurim padie dhe jep vendimin një javë para se të largohet nga Vetingu. Kjo gjykatëse, emri i së cilës nuk më kujtohet, duhet të thirret nga SPAK, sot jo nesër, si të gjithë ata që nuk e kanë kaluar Vetingun dhe duhet të shkojnë para gjyqit se kanë grabitur njerëzit duke shitur e blerë të drejtat”, tha Rama.

Kallëzohet gjyqtarja

Pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, në 28 dhjetor 2021, Ministria e Drejtësisë kallëzoi në SPAK gjyqtaren Klorinda Çela, me akuzën për tjetërsimin e pronës shtetërore, duke ia kaluar pa të drejtë një subjekti privat. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se kjo pronë ishte planifikuar që t’i vihej në shërbim të fëmijëve, por që kjo gjyqtare të cilën e quan ‘Kap ça të Kapësh’ (KÇK), i “nxori pronar”. Pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj kërkon masë sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel. Kundër ishte Avokatura e Shtetit, Këshilli i Ministrave DHE Ministria e Kulturës. Gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, POR përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe ministria e kulturës. Gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimmarrje për sigurim padie pa palët”.

Shkarkimi i gjyqtares

Klorinda Çela duket se është nxitur për të marrë këtë vendim të kontestuar për shkak të rrezikut të shkarkimit nga Vetingut. Ajo nuk ka pritur palët por ka marrë një vendim në favor të privatit në 21 tetor 2021. Një javë më pas, në 28 tetor 2021, Komisioni i Vetingut e shkarkoi nga detyra Klorinda Çelën pasi nuk mbulonte me burime të ligjshme të ardhurash një pasuri me vlerë rreth 550 mijë USD.(Shqiptarja.com)

Vendimi i Ramës që rrëzon vendimin e Berishës për pronën tek Garda